Ditari i Udhëtimit

Ditari i Udhëtimit mund të gjendet në menunë [Ditari i Udhëtimit]:

leistung

Ilustrim: Pamja e ditarit

Këshillë:Pothuajse të gjitha tabelat në Verpura mund të kërkohen duke përdorur kutinë e kërkimit. Vëni re se Verpura gjithashtu gjen fjalë të pjesshme. P.sh nëse e keni fjalën "Mustermann" në një rresht në tabelë atëherë atë mund ta gjeni vetëm mekërkimin e fjalës "Muster", "mann" apo edhe "usterma".

suchfeld

Ilustrim: Kërkimi i zgjeruar

Duke klikuar në "Kërkim i Zgjeruar" ju mund ta kufizoni kërkimin tuaj vetëm në disa kolona në tabelë. Ju keni nevojë vetëm t’i selektoni kolonat dhe poashtu selektimi i kolonave të shumëfishta është i mundur me Çelësin e Kontrollit (Ctrl).

Gjithashtu, ju mund ta filtroni tabelën duke klikuar në njërin nga kryetitujt e kolonës. Me një klikim kolona do të selektohet për ngritje, ndërsa me dy klikime kolona do të selektohet për zbritje.

sortierung

Kryetitullli i kolonës

Në fund të tabelës, ju gjithashtu keni mundësi të eksportoni përmbajtjen e tabelës si skedar CVS, Excel, XML ose PDF. Ju mund t'i eksportoni nga një tabelë në Verpura dhe pastaj t’i importoni ato Brenda programeve tjera ose t’i ndryshoni në Excel, etj.

export

Ilustrim: Eksportimi i të dhënave

Në Verpura ju mund të administroni lehtësisht Ditarin e Udhëtimit tuaj. Kyçuni online me kompjuterin ose celularin tuaj dhe krijoni një shënim të ri në ditar. Shkruani të dhënat e nevojshme, të tilla si: lokacioni i nisjes, destinacioni, projekti etj. dhe ju tashmë keni dokumentuar të gjithë informacionin relevant. Pas regjistrimit të të dhënave, shënimet janë të pandërrueshme, pasi kjo kërkon respektim të dispozitave ligjore. Shënimet e pasakta mund të anulohen - por ndryshimet mund të gjurmohen më vonë. Regjistrimet e krijuara në ditar janë të dukshme në formë tabelare në Verpura dhe të gjitha informatat relevante të tilla si: koha e nisjes, koha e mbërritjes dhe KM janë lehtësisht të dukshme.

fahrtenbucheintrag anlegen

Ilustrim: Krijimi i shënimit të ri në Ditarin e Udhëtimit

Krijimi i shënimeve të 0ditarit bëhet shpejt pas shënimit të disa informacioneve. Selekto përdoruesin përkatës, projektin, automjetin, lokacionin dhe destinacionin. Gjithashtu të nevojshme janë detajet udhëtimit, të ashtuquajturat detajet e ditarit të udhëtimit. Këto përfshijnë kilometrat fillestare dhe përfundimtare, kohën e nisjes dhe mbërritjes si dhe arsyet e udhëtimit. Nëse automjeti përkatës, arsyeja, fillimi dhe mbarimi ende nuk janë në dispozicion, ju duhet t'i krijoni ato. Mundësia ekziston në nën-menunë e ditarit. Shënimet e ditarit të udhëtimit nuk mund të ndryshohen më pas për arsye ligjore. Nëse doni të plotësoni më pas shënimet e ditarit të udhëtimit, duhet të shkruani vlerën "0" në fushën e "kilometrat e destinacionit".

leistung verrechnen

Ilustrim: Nën-menuja për më shumë informacion

Nëse pastaj doni të ndryshoni një shënim të gabuar, selekto ‘Jo’ në fushën ‘Shënim valid’ dhe krijoni një shënim të ri në ditar me të dhëna të sakta. Shënimet e ditarit nuk mund të fshihen për shkaqe të efekteve ligjore.