Libri i arkës
Libri i arkës mund të gjendet në menunë [Kontabilimet] – [Paratë e gatshme]:
Ilustrim: Pasqyra e librit të arkës
Libri i arkës i integruar në Verpura ofron të gjitha funksionet e nevojshme për udhëheqjen e parave të gatshme të ligjshme. Me disa klikime mund të krijohen shënime të reja të librit të arkës. Të gjitha informatat përkatëse mund të shtohen online, duke përfshirë shumën, datën e faturës dhe tekstin e faturës. Libri i arkës ashtu si ditari i udhëtimit është i pandryshueshëm, në përputhje me rregulloret në fuqi. Shënimet e gabuara mund të anulohen. Funksioni përkatës është i disponueshëm duke klikuar në një faturë të vetme. Anulimet më pas mund të kontrollohen. Sipas kërkesës, Verpura mund të përpilojë një përmbledhje të librit të arkës për një periudhë të caktuar kohore, të cilën e zgjedhni ju.
Maska për krijimin e shënimeve në librin e arkës:
Ilustrim: Krijimi i shënimeve të reja në librin e arkës
Ruajtja e shënimeve në librin e arkës është e mundur në disa hapa. Zgjedhni në cilin libër të arkës duhet të ruhet shënimi. Më pas, është e nevojshme të përcaktohet data e faturës, andaj duhet të vendosni tekstin përkatës të faturës. Shkruani shumën bruto, e cila tashmë përmban të gjitha tatimet (bruto = neto + taksë). Verpura pastaj llogarit automatikisht shumën neto, varësisht nga lloji i tatimit.
Ilustrim: Libri i arkës – qasja në fatura
Për ta kryer një anulim, duhet të zgjedhni një faturë të vetme. Pas kësaj ju shihni një pasqyrë të faturës. Të gjitha informatat e ruajtura për atë faturë mund të shihen aty. Me një klikim në butonin "Anulo" ju mund të anuloni faturën përkatëse. Anulimi mund të kontrollohet më vonë. Duke klikuar mbi "Shfaq anulimet" do të shihni të gjitha anulimet e bëra deri më tani.