Fletë-dërgesat

Moduli i fletë-dërgesave nga Verpura mund të gjendet nën menunë [mallrat] - [fletëdërgesat]. Kjo automatikisht ju mundëson të gjeneroni fletë-dërgesa për liferimet tuaja të mallrave, qoftë për një liferim direkt tek klienti ose për një liferim që është pjesë e një projekti.

Krijimi i fletë-dërgesës

Për të krijuar një fletë-dërgesë, nën menunë [mallrat] – [fletëdërgesa] klikoni ose në "Krijoni fletë-dërgesë për klientin" ose në "Krijo fletë-dërgesë për projektin". Kjo e fundit do të paguhet menjëherë pas përfundimit të liferimit përmes projektit, gjersa e para mund të ngarkohet veçmas.

Pastaj selektoni klientin ose projektin dhe konfirmoni selektimin tuaj. Në maskën e mëposhtme, shkruani datën e liferimit dhe ndoshta një shënim të shkurtër për këtë fletë-dërgesë dhe klikoni mbi "Ruaj fletë-dërgesën" për të përfunduar krijimin e fletë-dërgesës.

lieferschein-anlegen

Ilustrim: Krijimi i një fletë-dërgese

Redaktimi i fletë-dërgesës

Verpura do t'ju përcjellë në pasqyrën e fletë-dërgesës pas krijimit të saj. Tani klikoni mbi fletë-dërgesën e krijuar rishtazi, për të shtuar mallra në ofertën tuaj.

Tani në zonën e sipërme do t’i shihni detajet tashmë të dhëna të fletë-dërgesës tuaj. - Në zonën e poshtme, ju mund të shtoni mallra dhe shërbime në fletë-dërgesë duke klikuar në mallrat ose shërbimet përkatëse.

lieferschein-detailansicht

Ilustrim: Pamja e detajuar e një fletë-dërgese

Këshillë:Pothuajse të gjitha tabelat në Verpura mund të kërkohen duke përdorur kutinë e kërkimit. Vëni re se Verpura gjithashtu gjen fjalë të pjesshme. P.sh nëse e keni fjalën "Mustermann" në një rresht në tabelë atëherë atë mund ta gjeni vetëm mekërkimin e fjalës "Muster", "mann" apo edhe "usterma".

suchfeld

Ilustrim: Kërkimi i zgjeruar

Duke klikuar në "Kërkim i Zgjeruar" ju mund ta kufizoni kërkimin tuaj vetëm në disa kolona në tabelë. Ju keni nevojë vetëm t’i selektoni kolonat dhe poashtu selektimi i kolonave të shumëfishta është i mundur me Çelësin e Kontrollit (Ctrl).

Gjithashtu, ju mund ta filtroni tabelën duke klikuar në njërin nga kryetitujt e kolonës. Me një klikim kolona do të selektohet për ngritje, ndërsa me dy klikime kolona do të selektohet për zbritje.

sortierung

Kryetitullli i kolonës

Në fund të tabelës, ju gjithashtu keni mundësi të eksportoni përmbajtjen e tabelës si skedar CVS, Excel, XML ose PDF. Ju mund t'i eksportoni nga një tabelë në Verpura dhe pastaj t’i importoni ato Brenda programeve tjera ose t’i ndryshoni në Excel, etj.

export

Ilustrim: Eksportimi i të dhënave

Printimi i fletë-dërgesës

Me ndihmën e butonit "Shfaq fletë-dërgesën (PDF)" ju lehtësisht mund të shkarkoni dhe / ose printoni fletë-dërgesën tuaj si një skedar PDF.

Lieferschein als PDF

Ilustrim: Fletë-dërgesa si skedar PDF

Statusi i dërgesës

Kur krijohet një fletë-dërgesë, statusi automatikisht vendoset "në proces". Kjo do të thotë që fletë-dërgesa është duke u përpunuar nga ju ose një anëtar i stafit dhe ende nuk është plotësuar plotësisht.

Nëse e vendosni statusin e fletë-dërgesës në të "anuluar", fletë-dërgesa do të zhvendoset në arkivin e fletë-dërgesave (menuja [mallrat] - [fletë-dërgesa], butoni "arkivi i fletë-dërgesës "). Përpunimi i mëtejshëm i fletë-dërgesës nuk është i mundshëm, kështu që Verpura nuk ndërmerr hapa të tjerë, përveçse zhvendosjen e fletë-dërgesës në arkiv.

Nese e vendosni statusin e fletë-dërgesës në të “Liferuar”, fletë-dërgesa gjithashtu zhvendoset tek arkivi i fletë-dërgesave. Përveç kësaj, në rastin e një fletë-dërgese që i është caktuar një projekti, artikujt e fletë-dërgeses shënohen në projekt. Tani mund të faturoni artikujt e fletë-dërgesës thjesht si një faturë për një projekt.

Në rastin e një fletë-dërgese për një klient, mund të faturoni fletë-dërgesën duke krijuar një faturë për një fletë-dërgesë të klientit.

Stoqet

Diagrami në vijim tregon cilat module të Verpura-s ndryshojnë stoqet e produkteve. Në Verpura, stoqet e çdo depoje trajtohen veç e veç. Ndërsa rezerva e çdo produkti dhe deponie llogaritet, depoja është qendra e diagramit. Nëse kompania juaj nuk ka depo të ndryshme ju mund të punoni me një depo qëndrore.

waren
  1. Stoqet e prodhimeve tuaja reduktohen kur krijoni një projekt nga një ofertë dhe selektoni produktin që do të kaloni në projekt:
    projekt aus angebot
  2. Produktet gjithashtu merren nga depoja kur krijoni një faturë nga një ofertë. Nëse anuloni një faturë, produktet kthehen në depo.
  3. Shuma e produkteve në depon tuaj do të reduktohet kur ta regjistroni një produkt në një projekt:
    waren verbuchen
    Nëse anuloni një projekt-faturë, produktet kthehen në depo.
  4. Blerjet dalëse mund të përdoren për të porositur produktet nga furnitorët tuaj dhe për të menaxhuar automatikisht stoqet për produktet e blera. Këto produkte shtohen në depon tuaj kur ta ndryshoni statusin e një blerjeje dalëse në të "përfunduar".
  5. Produktet merren nga depoja kur vendosni statusin e një blerje hyrëse në "dërguar / përfunduar".
  6. Ju mund ta përshtasni stokun e produkteve tuaja në modulin e menaxhimit të produktit të Verpura-s në fushën "Shto ose modifiko nivelin e depos"
    warenverwaltung
    Për të shtuar produkte, shkruani një sasi pozitive në fushën "Sasia", gjersa nëse dëshironi të zvogëloni sasinë e produkteve shënoni një numër negativ.
  7. Nëse bëni një shitje me para të gatshme ose faturë të klientit, produktet gjithashtu merren nga depoja juaj. Nëse anuloni faturën, produktet kthehen në depo.
  8. Gjendja e produkteve në një porosi të liferimitdo të reduktohet kur vendosni statusin në të "liferuar".

Si zgjerim në Verpura ju mund ta përdorni interfejsin nga kompania Sermocore. Sermocore ofron mundësinë që në formë dixhitale të transferohen të gjitha llogaritë (fatura, oferta, porosi, etj.) tek klientët e korporatës. Klientët pastaj mund t'i përdorin këto të dhëna dhe t'i importojnë automatikisht në programin e tyre. Formati i skedarit të kontabilitetit gjithashtu mund të ndryshohet - pikërisht në këtë format, që mbështetet nga kompania e juaj partnere. Kjo veçori është një zgjerim i vERPuras - Na kontaktoni për shtimin e këtij moduli tek përdoruesi juaj.