Email grupor
Email grupor mund të krijohet në menunë [Kontaktet] – [E-mail grupor]:
Ju mund ta përdorni buletinin p.sh. për të dërguar një e-mail tek të gjithë baza e klientëve. Për ta krijuar një E-mail, ju duhet të plotësoni të gjitha fushat të cilat janë të shënuara me yje. Më pas mund të caktohen parametra tjerë. Ndër të tjera është e mundur që të integrohet një logo e kompanisë në një e-mail dhe skedarë të tjerë mund të bashkëngjiten në një e-mail. Për të qenë i sigurt se e-mail është formatuar pikërisht ashtu siç dëshironi, mund t’i dërgoni vetes një mesazh testues.

Ilustrim: Maska për krijimin e E-mail grupor
Maska për shtimin e pranuesit:

Ilustrim: maska për shtimin e pranuesit
Së fundi, ju duhet të selektoni pranuesin e E-mailt grupor. Mund të zgjedhni mes furnitorit, klientit, palëve të interesuara, etj. Përveç kësaj, ju mund të kufizoni pranuesit përmes një filtri, për të dërguar një e-mail, p.sh. vetëm furnitorët e një zone të caktuar.

Ilustrim: Parapamja e Buletinit
Pasi të klikoni [Dërgo], e-mailat tuaj do t'u dërgohen pranuesve të caktuar. Nëse serveri i e-mailit nuk mund të dërgojë një e-mail, ju do të shihni një mesazh gabimi. Nëse po dërgoni shumë e-maile, ju mund të vëzhgoni progresin. Serveri ynë është i aftë të dërgojë rreth 600 e-maile për minutë.
E-maili që pranoni do të duket për shembull si ky:

Ilustrim: Rezultati i një buletini të dërguar
Paraqitja bazë e e-mailit mund të personalizohet. Më shumë informacion mund të gjeni këtu. Por mund të na kontaktoni këtu për të bërë ndryshime.