watch
video

Projektet

Nën menunë [Projektet] do të gjeni modulin e menaxhimit të projektit të Verpuras. Ky modul ju lejon të menaxhoni lehtësisht procesin dhe faturimin e projekteve tuaja.

Pasqyra e projektit

Nën menunë [Projektet] - [Pasqyra] ju do të gjeni një pasqyrë të të gjitha projekteve tuaja. Në këtë pasqyrë do të shihni një tabelë me numrin, emrin, klientin dhe statusin e projektit. Ju gjithashtu keni mundësi ta fshini një projekt duke përdorur butonin “Fshij” në të djathtën tënde.

Projekt Übersicht

Ilustrim: Pasqyra e projektit

Këshillë:Pothuajse të gjitha tabelat në Verpura mund të kërkohen duke përdorur kutinë e kërkimit. Vëni re se Verpura gjithashtu gjen fjalë të pjesshme. P.sh nëse e keni fjalën "Mustermann" në një rresht në tabelë atëherë atë mund ta gjeni vetëm mekërkimin e fjalës "Muster", "mann" apo edhe "usterma".

suchfeld

Ilustrim: Kërkimi i zgjeruar

Duke klikuar në "Kërkim i Zgjeruar" ju mund ta kufizoni kërkimin tuaj vetëm në disa kolona në tabelë. Ju keni nevojë vetëm t’i selektoni kolonat dhe poashtu selektimi i kolonave të shumëfishta është i mundur me Çelësin e Kontrollit (Ctrl).

Gjithashtu, ju mund ta filtroni tabelën duke klikuar në njërin nga kryetitujt e kolonës. Me një klikim kolona do të selektohet për ngritje, ndërsa me dy klikime kolona do të selektohet për zbritje.

sortierung

Kryetitullli i kolonës

Në fund të tabelës, ju gjithashtu keni mundësi të eksportoni përmbajtjen e tabelës si skedar CVS, Excel, XML ose PDF. Ju mund t'i eksportoni nga një tabelë në Verpura dhe pastaj t’i importoni ato Brenda programeve tjera ose t’i ndryshoni në Excel, etj.

export

Ilustrim: Eksportimi i të dhënave

Arkiva e projektit

Projektet me status "të përfunduara" zhvendosen automatikisht në arkivin e projektit. Ju do ta gjeni këtë arkiv në menunë [Projektet] - [Projektet] duke klikuar në butonin "Arkivi i projekteve". Arkiva është e strukturuar në të njëjtën mënyrë si pasqyra e projekteve.

Krijimi i projektit

Për të krijuar një projekt të ri, klikoni në butonin "Krijo projekt" nën menunë [Projektet] - [Projektet]. Në dritaren që hapet, shkruani emrin e projektit, statusin fillestar, klientin, datën e fillimit dhe mbarimit të projektit, dhe si opsion, kohën e përafërt të përdorimit dhe njoftimeve të shkurtëra të projektit.

projekt-anlegen

Ilustrim: Krijimi i projektit të ri

Ndryshimi i projektit

Për të ndryshuar një projekt dhe për të shtuar detaje të mëtejme, vetëm klikoni në menunë e projektit [Pasqyra e projektit].

projekte

Ilustrim: Maska për të modifikuar detajet e projektit

Në këtë pamje të detajuar ju mund të ndryshoni detajet e projektit të shënuara më parë. Kjo do të thotë që ju mund të ndryshoni emrin e projektit, shtetin, klientin, kohën e përafërt të përdorimit, dhe datën e fillimit dhe përfundimit të projektit.

Përveç kësaj, ju mund të vendosni shënimet e ditarit të udhëtimit për këtë projekt. Vendosni parametrin "Shënimet e ditarit të udhëtimit do të regjistrohen" në "po", kështu që shënimet e regjistruara të ditarit të udhëtimit do t'i shfaqen klientit me kilometrat në shërbim. Mund të vendosni normën standarde të kilometrave në menunë [Fillo] - [Parametrat] në tabularin "Parametrat e shpenzimeve të udhëtimit" dhe pastaj ta ndryshoni atë individualisht për çdo projekt varësisht nga marrëveshja me klientin tuaj.

Në mes të faqes ju mund të përcaktoni kushtet e pagesës (kushti i pagesës, zbritja, data e zbritjes). Ju gjithashtu mund ta vendosni këtë si një standard nën menunë [Fillo] - [Parametrat] në tabularin "Modalitetet e pagesës" dhe pastaj ta ndryshoni atë individualisht për çdo projekt, varësisht nga marrëveshja me klientin tuaj. Te klienti ju gjithashtu mund të ruani “modalitete të pagesës” të tjera të veçanta. Në vetë llogaritjen, këto të dhëna mund të ndryshohen përsëri.

Parametrat themelore të një projekti që sapo u përmendën mund të ndryshohen në çdo kohë. Për të parë të gjitha këto ndryshime, klikoni në datën e fundit të modifikimit ("Ndryshimi i fundit në ...") në këndin e sipërm të djathtë. Pastaj, një pasqyrë shfaqet ku të dhënat e ndryshuara janë shënuar me ngjyrë të kuqe!

Projekt Versionierung

Ilustrim: Pasqyra e versionit të një projekti

Në anën e djathtë të Web-faqes do të gjeni mjete të ndryshme:

  • Personat kontaktues: Këtu ju mund të shtoni personat kontaktues nga projekti juaj. Thjesht kliko në butonin "Caktoni kontaktin" dhe selekto Personin kontaktues të dëshiruar. Në të njejtën mënyrë mund të fshini një person kontaktues nga projekti me ndihmën e butonit "fshij personin kontaktues".
  • Shënime: Këtu mund të redaktoni shënimet rreth projektit tuaj, për shembull, për të regjistruar progresin e projektit, për të ruajtur informacione shtesë, etj.
  • Ndrysho nën-projektet dhe lidhjet: Këtu mund të modifikoni nën-projektet dhe të shtoni lidhje mes dy nën-projekteve. Për të ndryshuar detajet e një nën-projekti, zgjedhni nën-projektin që dëshironi të ndryshoni dhe klikoni mbi butonin “Ndrysho nën-projektin". Për të shtuar një lidhje mes nën-projekteve, selekto nën-projektin e dëshiruar dhe klikoni “Shto lidhjen”.
  • Skedarët: Këtu mund të ngarkoni dhe shkarkoni skedarë për një projekt. Përndryshe, këta skedarë gjithashtu mund t'i gjeni në dosjen [Projektet] - [Emri I projektit].

Mos harroni të ruani të gjitha ndryshimet që bëni duke klikuar në butonin "Ruaj Projektin".

Kushtet e pagesës

Ekzistojnë disa mënyra për të përcaktuar kushtet e pagesës si data e faturimit, zbritjet, etj.:

Vetitë

Ju mund të përcaktoni parametrat e përgjithshme të kushteve të pagesës tuaj në menunë [Fillo] - [Vetitë] në tabularin "Modalitetet e pagesës":

1 einstellungen

Kontaktet

Përveç kësaj, ju mund të specifikoni mënyra të ndara të pagesave për secilën prej kontakteve tuaja. Për ta bërë këtë, klikoni në një nga kontaktet tuaja në menunë [Kontaktet] - [Pasqyra] dhe hapni tabularin "Kushtet e pagesës":

2 kontakte

Po ashtu, ju këtu mund të specifikoni që një klient do të marrë një zbritje në një kategori të veçantë të produktit. Kushtet e parazgjedhura të pagesës për klientët e rinj janë kushtet nga Parametrat.

Marrëveshjet

Ju keni mundësinë e përcaktimit të zbritjes totale të një oferte duke futur atë në fund të faqes në tabularin "Totali":

angebote

Ju gjithashtu keni opsionin për ta futur një zbritje të ndarë për çdo rresht ofertash:

angebote2

Mos harroni të ruani ndryshimet e çdo rreshti duke klikuar në butonin 'Ruaj' në të djathtë!

Projektet

Ju gjithashtu mund të përshtatni veçoritë e pagesës për çdo projekt. Në menunë [Projektet] - [Pasqyra], klikoni mbi një projekt dhe shkuani ato në tabularin "Veçoritë e pagesës":

3 projekte

Termet dhe kushtet e klientit janë marrë përsipër si kushte të parazgjedhura për projekte të reja.

Parametrat e zbritjes zbatohen në shumën totale të të gjitha faturave të gjeneruara nga ky projekt.

Regjistrimet e projektit

Po ashtu, ju keni opsionin të vendosni një zbritje të ndarë për çdo produkt ose shërbim të regjistruar në projekt:

4 projektbuchungen

Ju keni mundësi për të vendosur ose një përqindje, ose një zbritje fikse. Mos harroni të ruani ndryshimet tuaja me një klikim në ikonën e ruajtjes.

Faturat

Gjatë krijimit të një fature, ju gjithashtu keni mundësi të rregulloni sërish termet e pagesës. Këtë mund ta specifikoni në tabularin "Kufizimet":

5 rechnungen

Parametrat e paracaktuara për faturë merren nga parametrat e projektit në rastin e një fature të projektit, nga parametrat e klientit në rastin e një fature të përsëritur të klientit, dhe nga parametrat e parave të gatshme në rastin e një fature të shitjes me para të gatshme.

Më shumë opsione

Në zonën e sipërme do të gjeni një shirit me butona të ndryshëm për opsione të ndryshme për projekte. Këto shfaqen ndryshe varësisht nga madhësia e dritares.

projekt-detailansicht2

Ilusrim: Opsionet e ndryshme për parametrat e projektit

Ruaj projektin tënd

Një klikim në këtë buton ruan të gjitha ndryshimet e bëra në detajet e projektit.

Kopjimi i projektit

Ky opsion do të bëjë një kopje të saktë të projektit të selektuar. Kjo mund të jetë e dobishme nëse keni shumë projekte të ngjashme - thjesht krijoni një projekt prototip ku përcaktoni kornizën dhe kopjoni këtë projekt sa herë që të filloni një projekt të ri të atij lloji. Emri i projektit, klienti, data e fillimit dhe data e përfundimit janë të zgjedhura lirshëm për projektin e ri

Pasqyra e regjistrimit

Pasqyra e regjistrimit përmban të gjitha produktet, shërbimet dhe regjistrimet kohore të cilat tashmë janë regjistruar në këtë projekt.

Pamja e regjistrimit është e strukturuar kështu:

  • Regjistrimet në proces: regjistrimet që ende nuk janë paguar.
  • Regjistrimet e kompletuara: regjistrime të cilat tashmë janë kompletuar.
  • Regjistrime të pa-kompletuara dhe të kopjueshme: regjistrime që nuk mund të fshihen nga klienti.
ProjektBuchungsuebersicht

Ilustrim: Pasqyra e regjistrimit

Çmimi përfundimtar i tregut, zbritja (në përqindje ose shuma fikse) dhe sasia e produkteve mund të ndryshohen në regjistrimet në proces. Mos harroni të shtypni butonin “ruaj" sa here që ju ndryshoni diçka.

Në anën e djathtë ju gjithashtu keni opsionet e mëposhtme për çdo regjistrim:

  • Ri-regjistrim: Vendosni një pjesë ose të gjithë regjistrimin në jo të tarifueshme/zbritshme, ose ri-regjistroni regjisrimin te një projekt tjetër
  • Vendose në të faturueshme: Vendosni këtë artikull në të faturueshme. Kjo ka kuptim p.sh. nëse një shërbim kërkon një kohë më të gjatë për tu përmbushur dhe mund të faturohet pas përfundimit.
  • Fshij: fshin regjistrimin nga ky projekt

Me butonin "redakto tekstin e lirë" në të majtë, ju mund të shtoni një tekst të lirë në çdo regjistrim - që mund të jetë një përshkrim më i hollësishëm i produktit / shërbimit, informacion shtesë rreth produktit, etj. Gjithashtu, është e mundur të theksoni një pjesë teksti me shkronja të zeza ose të shtoni një listë. Vini re se ndryshimet duhet të ruhen duke klikuar në butonin ‘Ruaj’.

ProjektBuchungsuebersichtText

Ilustrim: Shtimi i tekstit të lirë

RISI: Shkalla e ndryshueshme e tatimeve

Tani është e mundur ta ndryshoni normën tatimore që do të ngarkohet në tabelat e regjistrimit dhe kështu të krijoni produkte dhe shërbime të ndryshme me norma të ndryshme tatimore kur krijoni fatura "blerje brenda bashkësisë" ose "faturë kthyese". Kjo është e mundur në çdo hap, nga regjistrimi i produkteve në një projekt deri në krijimin e faturës: Mos harroni të pranoni ndryshimin tuaj duke klikuar butonin ‘Ruaj’ në të djathtë.

Buchungsübersicht mit Steuersätzen

Fshirja e produkteve / shërbimeve / listës së setit

Për të fshirë një produkt, shërbim ose listë seti në një projekt, klikoni në butonin përkatës në pamjen e detajuar të projektit. Kjo mund të bëhet gjithashtu nëpërmjet vegëzave përkatëse në faqen kryesore standarde pas kyçjes.

projekt-detailansicht-wareverrechnen

Ilustrim: Pasqyra e detajeve të projektit

Plotëso lokacionin, datën dhe sasinë e regjistrimit dhe klikoi në butonin "fshij". Pranë tij do të gjeni dy butona tjerë:

  • Shto si një dhuratë falas nga shitësi: Kjo përdoret për të tarifuar veprimet që ofroni, të tilla si 5 + 1 Pa pagesë. Ju bleni 5 mallra normalisht dhe 1 produkt vjen si një dhuratë falas
  • Shto si një dhuratë falas nga furnitori: Për dallim nga veprimet e ofruara nga ju, ju mund të kaloni në veprimet e ofruara nga furnitori juaj tek klientët tuaj. Në kontrast me dhuratën falas nga tregtari (pra ju), ju paguani këtu në një veprim falas 5 + 1 vetëm 5 nga 6 mallrat.

Në fund të faqes do t’i gjeni të gjitha regjistrimet e llojit korrespondues (mallrat ose shërbimet) që tashmë janë rezervuar për këtë projekt.

Stoqet

Diagrami në vijim tregon cilat module të Verpura-s ndryshojnë stoqet e produkteve. Në Verpura, stoqet e çdo depoje trajtohen veç e veç. Ndërsa rezerva e çdo produkti dhe deponie llogaritet, depoja është qendra e diagramit. Nëse kompania juaj nuk ka depo të ndryshme ju mund të punoni me një depo qëndrore.

waren
  1. Stoqet e prodhimeve tuaja reduktohen kur krijoni një projekt nga një ofertë dhe selektoni produktin që do të kaloni në projekt:
    projekt aus angebot
  2. Produktet gjithashtu merren nga depoja kur krijoni një faturë nga një ofertë. Nëse anuloni një faturë, produktet kthehen në depo.
  3. Shuma e produkteve në depon tuaj do të reduktohet kur ta regjistroni një produkt në një projekt:
    waren verbuchen
    Nëse anuloni një projekt-faturë, produktet kthehen në depo.
  4. Blerjet dalëse mund të përdoren për të porositur produktet nga furnitorët tuaj dhe për të menaxhuar automatikisht stoqet për produktet e blera. Këto produkte shtohen në depon tuaj kur ta ndryshoni statusin e një blerjeje dalëse në të "përfunduar".
  5. Produktet merren nga depoja kur vendosni statusin e një blerje hyrëse në "dërguar / përfunduar".
  6. Ju mund ta përshtasni stokun e produkteve tuaja në modulin e menaxhimit të produktit të Verpura-s në fushën "Shto ose modifiko nivelin e depos"
    warenverwaltung
    Për të shtuar produkte, shkruani një sasi pozitive në fushën "Sasia", gjersa nëse dëshironi të zvogëloni sasinë e produkteve shënoni një numër negativ.
  7. Nëse bëni një shitje me para të gatshme ose faturë të klientit, produktet gjithashtu merren nga depoja juaj. Nëse anuloni faturën, produktet kthehen në depo.
  8. Gjendja e produkteve në një porosi të liferimitdo të reduktohet kur vendosni statusin në të "liferuar".

Fshirja e një produkti /shërbimi falas

Ndonjëherë ju duhen produkte ose shërbime për një projekt të caktuar - në këtë rast, nuk ka kuptim të krijoni mallra ose shërbime në menaxhimin e mallrave të Verpuras ose në menaxhimin e shërbimit. Në vend të kësaj, përdorni opsionin për të shtuar mallra falas ose shërbime falas në projekt duke përdorur këto butona.

projekt-detailansicht-freiewareverrechnen
projekt-detailansicht-freieleistungverrechnen

Ilustrim: Regjistrimi i mallrave dhe shërbimeve falas

Mallrat dhe shërbimet që janë falas mund të tarifohen si mallra dhe shërbime të rregullta.

Shtimi i nën-projektit

Për të planifikuar dhe organizuar më mirë projektin, ju keni mundësinë të ndani nën-projektet në projektet tuaja. Klikoni butonin "Shto nën-projekt" dhe shkruani emrin, shtetin, llojin, si dhe fillimin, datën e përfundimit dhe kohën e përafërt të përdorimit. Kjo pastaj shfaqet grafikisht si një diagram.

projekt-detailansicht-teilprojekthinzufügen

Ilustrim: Shtimi i nën-projektit të ri

Pasqyra e faturës

Shfaq një pasqyrë të asaj se si do të duket një faturë për të gjithë artikujt në këtë projekt.

Krijimi i një fature

Krijo një faturë për këtë projekt - për detaje të kontabilitetit shih Faturat.

Pas-llogaritja

Nën artikullin e menusë [Projektet] - [Pas-llogarita] ju mund të krijoni një përmbledhje të një projekti.

Me funksionin e pas-llogaritjes, ju keni në çdo kohë një pasqyrë të blerjes dhe shitjes së një projekti. Rezultati tregon nëse keni bërë një fitim ose një humbje me projektin. Më pas, mund ta krahasoni pas-llogaritjen e gjeneruar me ofertën e lidhur, dhe kontrolloni nëse përputhen shpenzimet tuaja ose të ardhurat. Pas-llogaritja ka për qëllim kontrollin! Në maskën e parë të llogaritjes, ju mund të selektoni në anën e majtë një periudhë për të cilën duhet të krijohet një raport. Këtu janë të gjitha opsionet e hapura për ju, ju mund të zgjedhni një datë nga-deri më, ose të zgjedhni periudha çereku ose gjysmë viti. Natyrisht, ju mund të ndryshoni edhe vitin, i cili me parazgjedhje është vendosur në vitin aktual fiskal. Në të djathtë duhet të zgjedhni projektin e dëshiruar dhe klikoni në butonin "Krijo pas-llogaritjen".

nachkalkulation 1

Ilustrim: Krijimi i pas-llogaritjes

Në raportin e mëposhtëm mund të shihni qartë se cilat regjistrime, shërbime dhe mallra janë regjistruar për projektin e selektuar. Ju gjithashtu do të shihni koston, çmimin, zbritjen dhe shumën totale për secilin artikull. Ju mund të eksportoni çdo tabelë si një skedar CSV, Excel, XML ose PDF dhe pastaj ta printoni atë. Në fund të faqes është shuma e të gjitha blerjeve dhe shuma e të gjitha shitjeve. Nga këto dy shuma llogaritet nëse keni pasur humbje apo fitim. Pas-llogaritja ju ofron një pasqyrë të plotë të shpenzimeve tuaja dhe të ardhurave të një projekti në çdo kohë.

nachkalkulation 2

Ilustrim: Raporti i periudhës së projektit