Personat kontaktues
Personat kontaktues mund të shihen, të editohen dhe të krijohen në menunë [Kontaktet] - [Personat kontaktues]:
Ilustrim: Pasqyra e personave të kontaktit
Procesi i shitjes mund të përfaqësohet lehtësisht nga piramida e CRM-së:
Kontaktet:mund të caktohen me vetitë e vet-selektuara (= veprimet). Sipas kërkesës ne gjithashtu importojmë kontaktet tuaja.
Publiku:dërgo vetëm informacion që i intereson audiencës tënde. Zgjedhni audiencat tuaja bazuar në veprimet dhe informacionin e lokacionit..
Kontakti:grupet tuaja të synuara përmes buletinit personal të E-mailit (E-mailit grupor) ose me postë. Ose telefononi kontaktet tuaja. Është shumë e rëndësishme që kontakti të mos këputet kurrë. Krijo përkujtues (veprime) ose filtër për të gjitha kontaktet të cilët nuk janë kontaktuar për një kohë të gjatë.
Shitja:ju mund ta bëni së pari një ofertë dhe menjëherë ta fshini atë. Ose krijoni një ofertë dhe prej saj një projekt dhe pastaj e tarifoni këtë. Ju gjithashtu mund të krijoni një projekt pa kuotim dhe pastaj faturën. Fatura mund të gjenerohet drejtpërdrejt edhe nga një porosi e klientit, - nëse është e nevojshme, madje edhe me një fletë-dërgesë. Ju gjithashtu mund të krijoni një faturë për një kontakt direkt.
Personat kontaktues janë caktuar për një kontakt. Për personat privat, kontakti dhe personi kontaktues janë një. Është e mundur që një kontakt të përbëhet prej kontakteve të shumëfishta. Personave kontaktues mund t’u caktohen atribute të ndryshme, p.sh. interesat, karakteristikat, kontaktet, etj. Për më tepër, shumë informata tjera mund të ruhen për personat kontaktues.
Krijimi i personave të ri kontaktues
Ilustrim: Shtimi i personit të ri kontaktues
Për të krijuar një kontakt, shkoni te "Krijo personin kontaktues". Futni të paktën informacionin e kërkuar në fushat e shënuara me yll. Pastaj klikoni mbi "Shto personin kontaktues " për të krijuar personin kontaktues
Ilustrim: Redaktimi i personit kontaktues
Nëse dëshironi të redaktoni një person kontaktues, duhet të klikoni në shënimin përkatës të klientit. Më pas ju gjendeni tek "Menagjo Personin Kontaktues". Tani mund të modifikoni fushat përkatëse.