watch
video

Regjistrimi i dokumentit

Moduli i regjistrimit të dokumentit ju mundëson të regjistroni në mënyrë elektronike të dhënat kryesore të dokumentit. Përveç kësaj, ju mund të merrni një foto ose një kopje të skanuar të një dokumenti, nëse të dhënat e regjistruara në mënyrë elektronike nuk janë të mjaftueshme për kontabilitetin tuaj.

Pasqyra e dokumenteve

Përmbledhja e të gjitha dokumenteve mund të gjendet në [Dokumentet] - [Pasqyra]. Dokumentet numërohen automatikisht në një vit fiskal.

abb1

Ilustrim: Pasqyra e dokumenteve

Këshillë:Pothuajse të gjitha tabelat në Verpura mund të kërkohen duke përdorur kutinë e kërkimit. Vëni re se Verpura gjithashtu gjen fjalë të pjesshme. P.sh nëse e keni fjalën "Mustermann" në një rresht në tabelë atëherë atë mund ta gjeni vetëm mekërkimin e fjalës "Muster", "mann" apo edhe "usterma".

suchfeld

Ilustrim: Kërkimi i zgjeruar

Duke klikuar në "Kërkim i Zgjeruar" ju mund ta kufizoni kërkimin tuaj vetëm në disa kolona në tabelë. Ju keni nevojë vetëm t’i selektoni kolonat dhe poashtu selektimi i kolonave të shumëfishta është i mundur me Çelësin e Kontrollit (Ctrl).

Gjithashtu, ju mund ta filtroni tabelën duke klikuar në njërin nga kryetitujt e kolonës. Me një klikim kolona do të selektohet për ngritje, ndërsa me dy klikime kolona do të selektohet për zbritje.

sortierung

Kryetitullli i kolonës

Në fund të tabelës, ju gjithashtu keni mundësi të eksportoni përmbajtjen e tabelës si skedar CVS, Excel, XML ose PDF. Ju mund t'i eksportoni nga një tabelë në Verpura dhe pastaj t’i importoni ato Brenda programeve tjera ose t’i ndryshoni në Excel, etj.

export

Ilustrim: Eksportimi i të dhënave

Krijimi i dokumentit

Për ta futur një dokument të ri në Verpura Menaxhimi i Dokumenteve, klikoni mbi butonin "Krijo dokument" nën [Dokumentet] - [Pasqyra].

Në maskën që hapet, të paktën plotësoni datën, tekstin dhe kategorinë e dokumentit, si dhe dy fushat e shumave bruto, neto si dhe shumën e tatimeve, kështu që për ju vlera e tretë automatikisht do të llogaritet nga dy vlerat e tjera. Si opcion, ju mund të specifikoni një projekt për të cilin do të caktohet ky dokument.

Kategoritë e dokumenteve mund të përshtaten lirisht sipas nevojave tuaja - Kategoritë e paracaktuara janë për kompanitë austriake që kanë një llogari të shpenzimeve të të ardhurave dhe kompanitë kanë kontabilitet me dy hyrje si dhe në Gjermani SKR03 dhe SKR04.

abb2

Ilustrim: Maska për krijimin e një dokumenti të ri.

Shënim: Verpura mbështet ndarjen e llogarive, p.sh. dokumente me disa artikuj nga kategori të ndryshme, jo direkt. Thjesht mund të futni dy ose më shumë shënime të dokumentit dhe të përdorni të njejtën ndarje të dokumentit të skanuar ose të fotografuar.

Pamja e detajuar e dokumentit

Nën [Dokumentet] - [Pasqyra], mund të aktivizoni pamjen e detajuar të dokumentit përkatës, duke klikuar në një rresht në pasqyrën e dokumenteve.

Në këtë pamje të detajuar, përveç veçorive të dokumentit të dhëna më parë, gjithashtu mund ta anuloni dokumentin, ta fshini dhe të ngarkoni një foto ose një kopje të skanuar të dokumentit.

Për të anuluar ose fshirë një dokument, klikoni butonin "Anulo dokumentin" ose "Fshij dokumentin " dhe konfirmoni mesazhin e sigurisë që hapet.

Për ta ngarkuar një foto ose një kopje të skanuar të dokumentit, selektoni skedarin e duhur në të djathtë në "Menaxhimi i Fotografive të Dokumenteve" dhe klikoni mbi "Ngarko".

abb3

Ilustrim: Pamja e detajuar e dokumentit me kopjen e dokumentit të skanuar

Anulimi i dokumenteve

Për arsye ligjore, dokumentet nuk mund të ndryshohen pas hyrjes së tyre. Nëse vëreni një gabim në një shënim, duhet pra, të anuloni shënimin dhe ta ri-futni.

Për ta bërë këtë, klikoni butonin "Anulo" në pamjen e detajuar të dokumentit. Shënimi i selektuar hiqet nga pasqyra e dokumenteve dhe mund ta futni përsëri shënimin e saktë. Nëse dëshironi të shihni të gjitha shënimet e anuluara, thjesht klikoni në butonin "Dokumentet e anuluara" në pasqyrën e dokumenteve.

Faturat

Për secilën faturë, statusin e së cilës e keni vendosur si "e paguar", Verpura krijon automatikisht për ju një dokument përkatës me detajet e faturës - kështu që ju nuk duhet të shqetësoheni për futjen e faturave të krijuara me Verpura, ato postohen automatikisht në menaxhimin e dokumenteve.

Përmbledhja

Nën [Kuponi Fiskal] - [Përmbledhja] ju mund të shfaqni një përmbledhje të dokumenteve të regjistruara të grupuara sipas kategorisë. Thjesht selektoni periudhën në hapin e parë dhe opsionalisht projektin për të cilin dëshironi të krijoni përmbledhjen dhe klikoni në butonin "Krijo përmbledhje".

abb4

Ilustrim: Përmbledhje

Eksportimi

Funksioni i eksportit në [Dokumentet] - [Eksporto] ju lejon të eksportoni dokumentet tuaja si skedarë Excel (.xls) në një periudhë të caktuar kohe. Ky skedar përmban një fletë për kategori, duke renditur të gjitha dokumentet e kësaj kategorie në periudhën e caktuar.

Ky skedar i eksportuar mund të shkarkohet dhe dorëzohet tek kontabilisti juaj ose departamenti i kontabilitetit për të gjeneruar llogarinë e tatimit mbi të ardhurat ose kontabilitetin me dy hyrje.

Terminet e tatimit

Sipërmarrësve zakonisht u kërkohet të paguajnë tatimin në shitje. Kjo bëhet çdo muaj ose në baza tremujore. Por vetëm diferenca midis tatimit të paguar dhe TVSH-së zbritet.

Nëse keni regjistruar të gjitha dokumentet në VERPURA, ju mund të shfaqni këto të dhëna nën artikullin e menusë [DOKUMENTET] - [Tatimi-Para-Regjistrimi]. Ju mund t'i transferoni këto të dhëna në formën korresponduese tek zyra tatimore (online dhe/ose offline) ose ta transferoni atë në mënyrë elektronike në FinanzOnline. Varësisht nëse ju duhet të dorëzoni të dhënat mujore ose tremujore dhe nëse jeni të para-tatuar ose të pas-tatuar, ju lutemi bëni selektimin tuaj këtu:

ust zeitraumauswahl

Ilustrim: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Në këtë formë, të dhënat gjithashtu mund të korrigjohen nëse dokumentet e tilla p.sh. nuk janë regjistruar në Verpura dhe prandaj diçka është duke ndryshuar. Ka edhe raste të veçanta që nuk mund të regjistrohen në Verpura - ato gjithashtu mund të shtohen në këtë maskë. Informacioni mbi FinanzOnline është në dispozicion në finanzonline.bmf.gv.at. Në zonën në të djathtë, programi gjithashtu tregon se cilat dokumente dhe pagesa janë përfshirë në llogaritje. Duke shënuar "Testi vetëm për transmision" ju informoni zyrën e taksave se të dhënat e transmetuara nuk duhet të përpunohen. Megjithatë, këto të dhëna mund t'i shikoni në dosjen e skedës në Finanzonline dhe gjithashtu do të testoni nëse të dhënat tuaja të qasjes janë të sakta.

ust voranmeldungsdaten

Ilustrim: Ndryshoni të dhënat e TVSH-së

Kompanitë që kanë qasje në internet duhet të përdorin këtë për të komunikuar në mënyrë elektronike me zyrën tatimore. Ju merrni në e-mail adresën që është ruajtur nën “Redakto profilin” në Verpura konton e juaj, që është dërguar edhe në të dhënat e zyrës tatimor,e të transmetuara si një e-mail ë, dhe ajo ruhet në bazën e juaj të të dhënave Verpura për çdo transferim.

umsatzsteuervoranmeldung success

Ilustrim: Konfirmimi i transferimit të suksesshëm

Në mënyrë që transferimi automatik në FinanzOnline të funksionojë, të dhënat e qasjes nën [FILLO - [VETITË] duhet të futen një herë në tabulatorin [FinanzOnline]. Fusha e Informacionit të Klientit është vetëm për nevoja të brendshme – dhe ju mund ta përdorni këtë, për shembull në rastet kur të dhënat e transmetuara prej juve thjesht ndryshojnë nga ato p.sh. të këshilltarit. Zyra Tatimore / Numri Tatimor mund të gjendet në Financial Online, p.sh. në faqen ku mund të kontrolloni llogarinë tuaj tatimore në listën e parë. Ju mund të krijoni një përdorues të shërbimit të internetit në rrjetin financiar në [Admin] - [Përdoruesi i vetëm] - kjo duhet të ketë cilësimin "Përdoruesi për shërbimin e uebit". Është e këshillueshme që të ketë një përdorues tjetër, sepse nëse përdoret 3x një PIN i gabuar përdoruesi është i bllokuar dhe pastaj mund të hapet vetëm me një përdorues tjetër "Supervizor".

einstellung finanzonline

Ilustrim: Parametrat e Financial Online