Produkti

Është e mundur që të caktohen shumë skedarë në një produkt, ngarkimi është në dispozicion direkt në faqen e detajuar të produktit ose përmes menaxhimit të skedarëve. Mund të përdoret një barkod ekzistues ose mund të gjenerohet një i ri. Stoku në depo të ndryshme mund të menaxhohet. Për më tepër, aty shfaqet se sa produkte janë të lira në dispozicion, të përdorura tashmë në një ofertë, tashmë të caktuara për një projekt etj. Ka shumë fusha të ndryshme me informacion që mund të ruhen tek një artikull. Ekziston edhe mundësia për të menaxhuar numrat serial. Për më tepër, produktet mund të renditen në kategori dhe të caktojnë disa furnitorë për një produkt. Për vlerësimin e një produkti ekzistojnë tre mundësi të ndryshme për selektim nga - çmimi i fundit, çmimi real i blerjes, çmimi i përzier - kjo është relevante gjatë pas-llogaritjes.

Porosia hyrëse

Me modulin porosisë hyrëse, porositë mund të ruhen. Kjo mund të gjenerohet nga një ofertë. Nga një porosi hyrëse mund të gjenerohet edhe një faturë, një ofertë, një fletë-dërgesë ose një konfirmim i porosisë. Ky modul quhet edhe porosia e klientit’. Mallrat, shërbimet dhe stoqet mund të shtohen si dhe mund të ndryshohet statusi i një porosie hyrëse. Këtu është e mundur edhe lidhja me një sistem të dyqaneve online.

Porosia dalëse

Një porosi dalëse mund të krijohet direkt ose mund të gjenerohet nga një ofertë. Në këtë mënyrë krijohet një formë që mund t'i dërgohet një furnitorii - qoftë drejtpërsëdrejti me e-mail ose letër të printuar. Një produkt mund të caktohet gjithashtu për disa furnitorë ose mund t'i japësh çmime dhe zbritje të ndryshme për çdo furnitorë dhe grup produktesh. Formati i fletë-dërgesasve mund të rregullohet tërësisht - me një sfond ose pa të - sipas asaj nëse duhet të shtypet në letrën të parapërgatitur ose letër të pastër. Ky modul gjithashtu quhet edhe porosia-e furnitorit.

Lokacioni i depos

Mallrat mund të ruhen në vende të ndryshme magazinimi. Shumë lokacione mund të organizohen. Paralajmërimi i sasisë së mallrave mund të sigurohet pas lokacionit të depos, si dhe totalit.

Lista e Setit

Nën [PRODUKTET] - [LISTA E SETIT], lehtësisht mund të gruposh produkte që kompania juaj shpesh i shet si set i pjesëve dhe më pas i ngarkon ato së bashku në mënyrë të përshtatshme. Për shembull, nëse kompania juaj ofron zgjidhje komplete kompjuterike, atëherë zakonisht ndodh që produktet e një seti të jenë gjithashtu në dispozicion individualisht. Duke supozuar se ju keni produktin "Kompjuter A", "Monitor B" dhe "Printer C", dhe tani doni t'u ofroni klientëve një zgjidhje komplete që përmban saktësisht këta tre artikuj, funksioni i listës së setit i Verpurës është zgjidhja perfekte për këtë situatë.

Paralajmërimi i sasisë së mallrave

Mallrat mund të ruhen në vende të ndryshme magazinimi. Shumë lokacione mund të organizohen. Paralajmërimi i sasisë së mallrave mund të sigurohet pas lokacionit të depos, si dhe...