Prezentimet

Me këtë vegël ju mund të krijoni prezantime dhe t'i prezantoni ato menjëherë online. Ju mund të qaseni në prezantimet tuaja kudo që keni qasje në internet. Gjithashtu këtu mund të zgjedhni mes veglës Verpura dhe opsionale Office365 nga Microsoft.
 
Menutë këtu janë paksa të ndryshme - Në Office365 mund të krijoni vetë prezantimin Microsoft Powerpoint në menu. - Në menu është një vegël open-source – për të krijuar prezantime opsionale është Office365
 
Vegla interne open-source e Verpuras për prezantime zëvendëson zyrën virtuale në një funksion shumë të dobishëm. Ngjashëm me Microsoft Powerpoint, ju mund të krijoni prezantime dhe t'i redaktoni ato. Një përparësi e madhe në programin e integruar të verpura është se ju mund ta aktivizoni atë - thjesht për të lexuar ose edhe për të shkruar. Këtë funksion mund ta gjeni në menaxhimin e skedarëve në të gjithë kompaninë, në skedarin "Dokumente". Pra, dikush tjetër mund të ndryshoj edhe prezantimet tuaja. Ky miratim mund të hiqet gjithashtu nëse personi nuk duhet të ketë qasje më.
 
Vegla e prezantimit open source e Verpuras përfshin të gjitha funksionet kryesore për një prezantim. Në menu janë funksionet më të rëndësishme, si për shembull: të shtoni një faqe të re, të modifikoni kryetitullin ose nëntitullin, të redaktoni sfondin, ose të ruani dhe ngarkoni. Aty ju mund të selektoni se ku ruhen prezentimet tuaja në hapësirën e internetit. Nëse nuk e selektoni, atëherë prezantimi do të ruhet te Dokumentet në menaxhimin e skedarëve në të gjithë kompaninë. Më shumë informacione: këtu. Ruajtja online në HTML miraton që prezantimet tuaja janë të disponueshme çdo herë dhe kudo. Natyrisht që ju mund të ngarkoni prezantimet tuaja tashmë të ruajtura, t’i modifikoni ato dhe më pas t'i ruani përsëri. Ju keni të disponueshme dizajne të ndryshme në menu. Prezantimi mund të shfaqet vetëm me një klik, kjo ekzekutohet direkt në shfletuesin tuaj të internetit. Ju mund të lëvizni mes faqeve me çelësat shigjet ose miun
 
prasentation1
Figura: menuja e modulit të prezantimit open-source
 
Për të kaluar në faqe të ndryshme thjesht klikoni në faqen e duhur në kryetitull. Në fund të faqes është një HTML-redaktues i thjeshtë që mund të përdorni për formatimin e titullit, nëntitullit dhe teksteve sipas dëshirës. Listat, fragmente, fotot, madje edhe figurinat mund të bashkangjiten këtu. Ju mund edhe të importoni të gjithë Microsoft Word-in ose tekst-skedarët.
 

prasentation2 3
Figura: redaktues teksti i thjeshtë HTML
 
prasentation3
Figura: slide show direkt në shfletuesin tuaj
 
Formati i skedarit në të cilin ruhen prezantimet tuaja është HTML. Kështu që këta skedarë mund të redaktohen edhe në formatin e tekstit.
 
Nëse keni përfshirë Office365 në Verpura, ekziston mundësia për të krijuar, redaktuar dhe ruajtur prezantimet direkt mbi shfletuesin tuaj të Internetit. Nëse keni edhe Standard-Office, mund ta redaktoni lehtë dokumentin e krijuar në internet në Microsoft Powerpoint local, dhe gjithashtu prezantimet e krijuara lokalisht mund të ngarkohen që pastaj të përdoren online. Formati i prezantimit do të përshtatet. Kështu që ju mund t'i menaxhoni dokumentet tuaja të pavarura dhe të krijoni Powerpoints gjatë gjithë kohës. Për të krijuar një prezantim të ri, shkoni te menuja - Shfaqet një maskë ku mund të caktoni emrin e dokumentit. Vendosni emrin dhe klikoni "OK" për të vazhduar.
 
Nëse prezantimi është krijuar, faqja e krijuar mund të redaktohet, fotot mund të bashkangjiten, tekstet mund të formatohen, etj. Pra mund të kryhen funksione të ngjashme me Microsoft Office Powerpoint normal. Nëse e keni mbaruar prezantimin tuaj, nuk ju duhet as ta ruani atë, pasi që ruhet automatikisht pas çdo ndryshimi të dokumentit, kështu që kur ndërpritet lidhja në internet skedarët nuk humbin asnjëherë.
 
notizen1

Figura: maska për krijimin e prezantimit të ri duke përdorur Office 365

 
Ju mund të gjeni dokumentin tuaj të krijuar në hapësirën e internetit Verpura - në skedarin "dokumentet Office365". Këtu paraqiten të gjitha dokumentet e Office365 që keni krijuar. Ju mund të vendosni në parametrat e Verpuras nëse dëshironi që skedarët tuaj të ruhen në Microsoft ose në hapësirën e internetit Verpura. Më shumë informacion këtu.
 
Me vetëm një klikim në emrin e skedarit ju mund ta hapni prezantimin me Web Aplikacionin Office365, dhe më pas e selektoni në shiritin e sipërm të menusë nëse doni ta interpretoni skedarin Powerpoint ose ta redaktoni atë. Nëse keni instaluar një Office lokal, prezantimin mund ta hapni edhe në kompjuterin tuaj lokal. Te shtyp mund të shtypni faqet. Më shumë informacion të Office365 këtu.