Përpunimi i tekstit

 

Vegla e përpunimit të tekstit është në dispozicion te [Zyra] - [Përpunimi i tekstit]:

 

Me redaktuesin e tekstit, i cili është i integruar në Verpura, ju mund të shkruani lehtësisht tekste dhe t’i ruani ato në HTML. Avantazhi i madh i këtij formati është se është i mundshëm në çdo shfletues dhe kështu është i lexueshëm për çdo person që ka një shfletues që punon. Shkruani tekstet tuaja online në një shfletues, kur dhe ku të doni. Si zakonisht, është e mundur të formatosh shkrimin, të vendosësh foto dhe të ekzekutosh pothuajse çdo funksion, i cili është i disponueshëm në një redaktues standard të tekstit. Ruajini tekstet e shkruara online në Verpura dhe siguroni disponueshmërinë për ku dhe kur dëshironi.

 

 

leistung anlegen aendern

Figura: tekst redaktuesi open source i integruar në Verpura

 

 

Nëse zotëroni një llogari të Office 365, ju mund ta integroni këtë llogari në Verpura. Pas integrimit të llogarisë tuaj Office365 në Verpura, ju keni mundësinë të përdorni Office 365 Word, në vend të redaktuesit të tekstit normal open source. Të gjitha funksionet, ashtu si në llogarinë tuaj të regjistruar të Office 365, janë të disponueshme për ju. Word është një nga programet që përfshihet në Office Web Aplikacionet. Një tipar i Verpuras është që ju mund të krijoni dokumente dhe t’i redaktoni ato me kolegët tuaj. Më pas rekomandohet që dokumentet e krijuara të ruhen në Cloud, në mënyrë që të kenë qasje nga kompjuterët dhe paisjet mobile.

 

notizen1

Figurë: Word nga Office 365

 

Ju mund të qaseni në dokumentet tuaja Office 365 në menunë [SKEDARËT] - [MENAXHIMI PRIVAT I SKEDARËVE] në dosjen "Dokumentet Office 365". Sipas preferencave ju mund të vendosni nëse dosjet tuaja duhet të ruhen në Verpura ose në serverat e Microsoft-it. Për informacion të mëtejshëm shikoni këtu.

 

Kur klikoni në një skedar në dosjen tuaj të Office 365, skedari do të hapet në Web aplikacionin Office 365 dhe ju mund të vendosni në menynë e sipërme nëse dëshironi ta shfaqni, apo ta redaktoni skedarin Excel. Ju gjithashtu mund ta redaktoni skedarin me programin tuaj lokal të Office. Për informacion të mëtejshëm shikoni këtu.