Tabelat

 

Krijo tabela në [Zyra] - [Tabelat]

 

Programi i integruar i tabelave në Verpura "Tabela të thjeshta" ju mundëson krijimin dhe redaktimin e tabelave. Llogaritini si formula të zakonshme dhe çështje të tjera, dhe ruani tabelat e redaktuara si skedarë HTML online në serverin Verpura. Hapësira për ruajtje në HTML ofron një përparësi të madhe, sepse dokumenti mund të shfaqet në çdo shfletues që punon. Nëse dëshironi, mund të eksportoni tabelat tuaja si CSV. Gjithashtu është e mundur printimi direkt nga shfletuesi.

 

 

leistung anlegen aendern

Ilustrim: Programi i tabelave i integruar në Verpura

 

Skedarët në Verpura gjithashtu mund të bashkëqasen me të tjerët. Pranuesi i një skedari të bashkëqasur mund ta redaktoj skedarin direkt në shfletuesin e tij.

 

Si opsion, ju mund të përdorni Excel nga Office 365 në Verpura. Nëse vendosni ta bëni këtë, të gjitha funksionet e llogarisë tuaj të regjistruar Office 365 janë të disponueshme për ju në Verpura. Hapni skedarët Excel në shfletuesin tuaj të preferuar dhe punoni në kohë reale bashkë me kolegët tuaj në tabelat tuaja. Qasuni në tabelat e juaja nga ku dhe kur të doni. E vetmja gjë që ju nevojitet është një lidhje interneti. Punoni së bashku në një version të skedarit tuaj dhe ruani skedarin tuaj të ri, kështu shmanget kaosi, gjersa dërgimi i dosjeve para dhe mbrapa bëhet i panevojshëm.

 

 

notizen1

Ilustrim: Excel nga Office 365

 

Ju mund të qaseni në dokumentet tuaja Office 365 në menunë [SKEDARËT] - [MENAXHIMI PRIVAT I SKEDARËVE] në dosjen "Dokumentet Office 365". Sipas preferencave, ju mund të vendosni nëse dosjet tuaja duhet të ruhen në Verpura ose në serverat e Microsoft-it. Për informacion të mëtejshëm shikoni këtu.

 

Kur klikoni në një skedar në dosjen tuaj të Office 365, skedari do të hapet në Web aplikacionin Office 365 dhe ju mund të vendosni në menunë e sipërme nëse dëshironi ta shfaqni apo ta redaktoni skedarin Excel. Ju gjithashtu mund ta redaktoni skedarin me programin tuaj lokal të Office. Për informacion të mëtejshëm shikoni këtu.