Kalendari

Kalendari mund të gjendet në menunë nën [Zyra] - [Kalendari].
 
Moduli i kalendarit ju lejon të menaxhoni terminet e takimeve në zyrën tuaj virtuale. Krijo një termin të ri me ca klikime të miut dhe nëse dëshironi, shtoni pjesëmarrësit si dhe detajet e mëtejme. Shtimi i emërimeve në një termin e bën të lehtë planifikimin e termineve për më shumë njerëz apo edhe për të gjithë kompaninë. Ju gjithashtu mund të krijoni termin për një koleg.
 
Në Verpura ka përsëri dy variante të funksionit të kalendarit:
 
Nga njëra anë ekziston zgjidhja me open-source Web-Kalendari, e cila përmbush të gjitha kërkesat e një kalendari terminesh. Lidhur me pamjet, për të pasur një pasqyrë më të mirë, ju mund të ndryshoni mes pamjes ditore, javore, mujore apo vjetore përmes shiritit të sipërm të menusë. Dita aktuale gjithmonë theksohet me të verdhë. Ditët kur një shënim tashmë është shtuar, gjithashtu shënohen me ngjyrë. Krijimi i shënimeve është i mundur me disa klikime të thjeshta. Është gjithashtu e mundur të planifikoni ngjarje për disa njerëz ose për tërë kompaninë. Gjithashtu mund të dërgohen përkujtuesit te pjesëmarrësit që kanë lidhje me atë shënim. Nëse preferoni të keni kalendarin tuaj në letër, mund të printoni çdo pamje përmes ikonës së printerit në shiritin e menusë. Për më tepër, në dispozicion gjithashtu është edhe një funksion kërkimi. Ky kalendar në internet ka të gjitha mundësitë për të menaxhuar me lehtësi terminet dhe takimet. Si opsion, ne mund të shkruajmë edhe kalendarë të tjerë - kështu që ju mundeni, për shembull, të planifikoni shfrytëzimin e një makine ose një dhomë takimi. Na kontaktoni. Më shumë informacion rreth modulit WebCalendar mund të gjendet nën www.k5n.us.
 
kalender1
Ilustrim: Web-Kalendari me burim të hapur (open source)

Krijo termine

Ekzistojnë dy opsione të ndryshme për të krijuar termin të ri. Nga njëra anë, mund të shtoni një termin në shiritin e menusë nën [Terminet] - [Shto termin të ri], ose mund të klikoni drejtpërdrejt në pamjen e kalendarit në (+) në këndin e sipërm të djathtë, të ditës së dëshiruar. Të dyja variantet çojnë në interfejsin e mëposhtëm të përdoruesit, ku mund të shkruani përshkrimin e terminit. Ndër të tjera këtu mund të regjistrohen vendi dhe koha, ose data e ngjarjes. Nën "Qasja" ju mund të vendosni nëse ky termin shihet edhe nga përdoruesit tjerë, ose nëse duhet të jetë vetëm një termin privat, si p.sh një mbledhje e bordit.
 
kalender2
Ilustrim: Shtimi i termineve
 
Pastaj ju mund ta përdorni tabularin [Pjesëmarrësit] për të specifikuar se cilët punonjës janë të ftuar për këtë ngjarje. Për momentin, të gjithë përdoruesit e Verpuras të llogarisë suaj do të shfaqen këtu. Nëse shënoni pjesëmarrësit, ju gjithashtu mund të kontrolloni disponueshmërinë e tyre ose t'i shtoni ata në ngjarje. Personat e regjistruar do të shfaqen gjithashtu në modulin e tyre të kalendarit. Sipas kërkesës, ju mund të vendosni në tabularin [Përsërit] nëse ky termin duhet të përsëritet pas një periudhe të caktuar. Kjo do të ishte p.sh. në takimet javore të kompanive. Nën [Përkujtues], për personat e përfshirë, mund të dërgohen përkujtesa, kështu që termini nuk harrohet.
 
kalender3
Ilustrim: Pamja e Ndërlidhur
 
Nëse një termin është ruajtur, përshkrimi dhe pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje mund të shihen në pamjen e detajuar. Për të parë një pamje të detajuar, kliko mbi një termin. Nëse një takim është krijuar nga dikush tjetër dhe unë jam regjistruar si pjesëmarrës, atëherë mund të konfirmoj ose anuloj pjesëmarrjen time në pamjen e detajuar, në mënyrë që krijuesi të dijë se kush do të jetë në këtë mbledhje.
 
kalender4
Ilustrim: Pamja e detajuar e një takimi
 
Nën ‘Parametrat’, ju mund të ndryshoni ngjyrën e web-kalendarit sipas dëshirës. Përveç kësaj, këtu ju mund të bëni akoma më shumë rregullime.
 
Nëse në Verpura ju e keni Office365 të integruar, Verpura përfshin kalendarin Microsoft Office365 dhe të gjitha tiparet e tij - siç është e mundur në Outlook Webapp. Këto janë të ngjashme me ato të programit open-source Verpura Web Kalendar. Mund të krijoni termine të reja, vendin, kohën, subjektin dhe përkujtuesit. Për të mbajtur evidencë, është e mundur të shihet tërë muaji, java e tanishme ose vetëm dita e tanishme. Nëse është e nevojshme, ju gjithashtu mund të printoni kalendarin e krijuar në Office365. Më shumë informacion mund të gjeni në www.microsoft.com.
 
 
kalender1deIlustrim: Kalendari i Microsoft Office365 në pamjen javore
 
 
kalender2deIlustrim: Kalendari i Microsoft Office365 në pamje mujore
 
Përsëri, ekzistojnë dy mënyra për të krijuar një termin të ri në modulin e Office 365. Ose në shiritin e menusë nën [E re], ose duke klikuar dy herë në ditën e dëshiruar. Në të dy rastet, do të hapet një dritare e re, që ju lejon të vendosni subjektin, vendndodhjen, kohën, etj. Si një tipar i veçantë, ju gjithashtu mund të shtoni fotografi ose imazhe këtu gjatë termineve. Po ashtu, mund të ngjyrosni shënimet, kështu që të gjitha takimet janë të verdha, dhe të gjitha prezantimet e produktit janë të gjelbërta. Kjo siguron një pasqyrë të mirë, edhe kur ka më shumë termine në kalendar. Në fund mund të krijoni një përshkrim ose një mesazh për hyrjen. Ky tekst pastaj mund të organizohet me disa formatime standarde.
 
kalender7
Ilustrim: Krijimi i një hyrje të re
 
Andaj, pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje mund të menaxhohen. Kjo ndodh nën artikullin [Asistent i Planifikimit]. Në pjesën e majtë të dritares mund të shtoni pjesëmarrës. Të gjitha kontaktet e Office 365 mund të selektohen këtu. (Për informacion: Kontaktet e juaja të Office 365 mund të pajtohen automatikisht me kontaktet tuaja Verpura, të cilat mund të modifikohen në Verpura nën [Fillo] - [Parametrat]). Ju poashtu mund të vendosni nëse doni të shtoni ose të largoni njerëz të shtuar në Verpura. Pjesëmarrësve do tu dërgohet një e-mail, dhe një përkujtesë do të shfaqet pak para terminit. Përveç kësaj, këtu mund të selektohet një dhomë për takimin, nëse ndonjë është e definuar.
 
 
kalender8

Ilustrim: Asistenti i Planifikimit