Veprimet

 

Veprimet mund të përdoren për të caktuar përmbajtjen e personave kontaktues. Kjo bën të mundur kategorizimin e personave kontaktues dhe përcaktimin e grupeve të synuara. Llojet e veprimit mund të zgjedhen nga ju - vendosni cilat karakteristika të personave tuaj kontaktues janë të rëndësishme. Një veprim mund të jetë gjithashtu një takim, një telefonatë, një letër ose një e-mail me, nga ose tek një kontakt. Për më tepër, një veprim mund të jetë gjithashtu një tiketë ku diçka përpunohet. Një veprim caktohet edhe për një përdorues të Verpura-s. Një veprim i paplotësuar është për këtë arsye një detyrë e hapur për këtë punonjës. Dhe pas të gjitha këtyre veprimeve, ju mund t'i filtroni kontaktet përsëri për të vendosur veprime specifike.

 

1. Actions Overview

Ilustrim: Veprimet-Pasqyra

 

Me modulin e Veprimeve në Verpura, ju mund të menaxhoni me lehtësi detyrat, interesat, karakteristikat, etj. të një personi kontaktues. Personat kontaktues pastaj mund të filtrohen duke përdorur veprimet.

 

Maska për krijimin e një veprimi duket kështu:

 

2. mask to create new action

Ilustrim: Shtoni veprim të ri

 

Për të krijuar një veprim, klikoni mbi "Krijo veprim". Pastaj ju duhet të zgjedhni llojin e duhur të veprimit. Nëse përputhja nuk ekziston, mund të krijoni një lloj të ri të veprimit në menunë "Veprimet". Kërkoni kontaktin e dëshiruar duke përdorur funksionin e kërkimit të ndërtuar nga Verpura dhe selektoni datën e saktë. Nëse është e nevojshme, mund të shtoni edhe një shënim, redaktorin dhe statusin. Për të krijuar veprimin, kliko ‘Shto Veprim’.

 

Lista e detyrave shfaqet në faqen kryesore. Kjo përfshin të gjitha veprimet e hapura të përdoruesit të regjistruar dhe veprimet e përgjithshme të hapura që nuk janë caktuar për një përdorues të caktuar. Kjo listë është paraprakisht e radhitur që të punohet së pari në atë që është më e vjetër. Kështu, p.sh. një përdorues bën një thirrje mbrapa tek një përdorues tjetër. Ose një udhëheqës i ekipit në ekipin e tij cakton detyra, etj. Duke klikuar tek personi kontaktues ose kompania ju shkoni direkt tek të dhënat e këtij personi kontaktues. Veprimi shfaqet duke klikuar në datën, llojin e veprimit ose shënimin. Nëse pastaj vendosni veprimin për të bërë, sistemi e di se nuk duhet të shfaqet më në listën ToDo. Megjithatë, ai ende mund të gjendet përmes menusë [Kontaktet] - [Veprimet].

 

3. Overview of open actions

Ilustrim: Përmbledhje e veprimeve të hapura

 

Këshillë:
Pothuajse të gjitha tabelat në Verpura mund të kërkohen duke përdorur kutinë e kërkimit. Vini re se Verpura gjithashtu gjen terma të pjesshëm, p.sh nëse e keni fjalën "Mustermann" në një rresht në tabelë atëherë atë mund ta gjeni me vetëm kërkimin e fjalës "Muster", "mann" apo edhe "usterma".
Duke klikuar mbi "Kërkimin e Zgjeruar" ju mund të kufizoni kërkimin tuaj vetëm në disa kolona në tabelë. Ju keni nevojë vetëm t’i selektoni kolonat, dhe poashtu selektimi i kolonave të shumëfishta është i mundur me Çelësin e Kontrollit (Ctrl).

4. Extended Search
Ilustrim: Kërkime të zgjeruara
Gjithashtu, mund ta filtroni tabelën duke klikuar në njërin nga kryetitujt e kolonës. Me një klikim kolona do të zgjidhet për ngjitje, ndërsa me dy klikime kolona do të zgjidhet për zbritje
beleg3
Ilustrim: Kryetitullli i kolonës
Në fund të tabelës gjithashtu keni mundësi të eksportoni përmbajtjen e tabelës si skedar CVS, Excel, XML ose PDF. Ju mund t'i eksportoni nga një tabelë në Verpura dhe pastaj t’i importoni ato Brenda programeve tjera ose t’i ndryshoni në Excel, etj.
5. Export data
Ilustrim: Eksportimi i të dhënave