|
Porositë e klientëve / porositë hyrëse
Moduli i Porosisë së Klientit në Verpura ju jep mundësinë të menaxhoni me lehtësi porositë e klientëve tuaj dhe t'i fshini ato kur përfundojnë.
Ju do të gjeni këtë modul nën [PRODUKTET] - [POROSITË BLERËSE], këtu shfaqet një pasqyrë e të gjitha porosive të klientit që janë në progres. Për të krijuar një porosi të re të klientit, klikoni në butonin "Porosi e re" dhe shkruani klientin që ka bërë këtë porosi, si dhe opsionalisht datën më të largët të liferimit dhe koston e transportit.
Ilustrim: Krijimi i porosisë së re të klientit
Ju pastaj do të ridrejtoheni në pamjen e detajuar të porosisë së re të klientit. Përndryshe, ju mund t’i qaseni pamjes së detajuar të një porosie të klientit duke klikuar në hyrjen përkatëse në tabelën përmbledhëse.
Këshillë: Për hir të qartësisë, mos harroni të ndryshoni statusin e porositjes nëse është e nevojshme!
![]() Ilustrim: Pamja e detajuar e një porosie të klientit
Sapo të vendosni statusin e porosisë në "porosia është liferuar/ finalizuar", porosia do të tarifohet dhe mallrat e përfshira do të hiqen nga vERPura menaxhimi i mallrave. Nëse vendosni statusin në "Anuluar" ose "Tjetër", porosia do të arkivohet. Për informacione se si të gjeneroni një faturë nga një porosi lexohet këtu ... StoqetDiagrami në vijim tregon cilat module të Verpura-s ndryshojnë stoqet e produkteve. Në Verpura, stoqet e çdo depoje trajtohen veç e veç. Ndërsa rezerva e çdo produkti dhe deponie llogaritet, depoja është qendra e diagramit. Nëse kompania juaj nuk ka depo të ndryshme ju mund të punoni me një depo qëndrore.
Produktet gjithashtu merren nga depoja kur krijoni një faturë nga një ofertë. Nëse anuloni një faturë, produktet kthehen në depo. Shuma e produkteve në depon tuaj do të reduktohet kur ta regjistroni një produkt në një projekt:
- Nëse anuloni një projekt-faturë, produktet kthehen në depo. Blerjet dalëse mund të përdoren për të porositur produktet nga furnitorët tuaj dhe për të menaxhuar automatikisht stoqet për produktet e blera. Këto produkte shtohen në depon tuaj kur ta ndryshoni statusin e një blerjeje dalëse në të "përfunduar". - Produktet merren nga depoja kur vendosni statusin e një blerje hyrëse në "dërguar / përfunduar". - Ju mund ta përshtasni stokun e produkteve tuaja në modulin e menaxhimit të produktit të Verpura-s në fushën "Shto ose modifiko nivelin e depos" Për të shtuar produkte, shkruani një sasi pozitive në fushën "Sasia", gjersa nëse dëshironi të zvogëloni sasinë e produkteve shënoni një numër negativ. Nëse bëni një shitje me para të gatshmeose faturë të klientit, produktet gjithashtu merren nga depoja juaj. Nëse anuloni faturën, produktet kthehen në depo. Gjendja e produkteve në një porosi të liferimit do të reduktohet kur vendosni statusin në të "liferuar".
Ja një shembull se si një porosi e klientit mund të duket si një skedar PDF. Dizajnet mund të ndryshohen sipas dëshirës tuaj!
Ilustrim: Porosia e klientit si skedar PDF
|






Për të shtuar produkte, shkruani një sasi pozitive në fushën "Sasia", gjersa nëse dëshironi të zvogëloni sasinë e produkteve shënoni një numër negativ. Nëse bëni një




