|
Porositë e furnitorit / Porositë në dalje
Moduli Verpura i porosisë së furnitorit e lehtëson krijimin e porosive që ju vendosni me furnitorët tuaj. Ju mund ta përdorni atë, si p.sh. kur zbritjet fikse të furnitorëve tuaj shtypen menjëherë në formën e gjeneruar të porosisë. Gjithashtu këto zbritje mund të krijohen për kategorinë e produktit dhe furnitorit. Kjo porosi gjithashtu mund të krijohet direkt nga një ofertë që e keni bërë ju. Pra, kur merrni ofertë nga një klient, menjëherë mund të porositni mallrat e nevojshme nga furnitori. Me Verpura po ashtu mund të krijoni një kërkesë çmimesh. Me këtë modul ju mbani evidence të porosive tuaja.
Këtë modul do ta gjeni nën [PRODUKTET] - [BLERJET]. Aty do të shihni një pasqyrë të të gjitha porosive të ofruara të furnitorit, si dhe butonat për krijimin e një porosie të re të furnitorit, dhe për shfaqjen e arkivit të porosisë së furnitorit, të cilat përmbajnë porositë e përmbushura të furnitorëve. ![]() Ilustrim: Pasqyra e porosive të furnitorit Këshillë:
Pothuajse të gjitha tabelat në Verpura mund të kërkohen duke përdorur kutinë e kërkimit. Vëni re se Verpura gjithashtu gjen fjalë të pjesshme. P.sh nëse e keni fjalën "Mustermann" në një rresht në tabelë atëherë atë mund ta gjeni vetëm mekërkimin e fjalës "Muster", "mann" apo edhe "usterma". Duke klikuar në "Kërkim i Zgjeruar" ju mund ta kufizoni kërkimin tuaj vetëm në disa kolona në tabelë. Ju keni nevojë vetëm t’i selektoni kolonat dhe poashtu selektimi i kolonave të shumëfishta është i mundur me Çelësin e Kontrollit (Ctrl).
Ilustrim: Kërkimi i zgjeruar
Gjithashtu, ju mund ta filtroni tabelën duke klikuar në njërin nga kryetitujt e kolonës. Me një klikim kolona do të selektohet për ngritje, ndërsa me dy klikime kolona do të selektohet për zbritje.
Ilustrim: Kryetitullli i kolonës
Në fund të tabelës, ju gjithashtu keni mundësi të eksportoni përmbajtjen e tabelës si skedar CVS, Excel, XML ose PDF. Ju mund t'i eksportoni nga një tabelë në Verpura dhe pastaj t’i importoni ato Brenda programeve tjera ose t’i ndryshoni në Excel, etj.
Ilustrim: Eksportimi i të dhënave Krijimi i porosisë së furnitoritPër të krijuar një porosi të re të furnitorit, klikoni në butonin "Krijo porosinë e furnitorit" nën [PRODUKTET] - [BLERJET] ose gjeneroni ato nga një ofertë - në këtë rast është butoni më i duhur në pasqyrën e ofertës. Shkruani lokacionin e deposë në formën e hapur së të cilit duhet të liferohet kjo porosi, statusi i porosisë dhe data e krijimit.
![]() Ilustrim: Shtimi i blerjes së re Ndryshimi i porosisë së furnitoritJu mund t'i ndryshoni porositë nëse klikoni në njërën prej porosive të krijuara të blerjes tuaj në pasqyrën e porosisë së blerjes së furnitorit ([PRODUKTET] - [BLERJET]). Në zonën e sipërme mund të ndryshoni të dhënat bazë (lokacionin e ruajtjes, statusin e porosisë dhe datën e krijimit) dhe konfirmoni duke klikuar butonin "Ndrysho blerjen".
![]() Ilustrim: Ndryshimi i porosisë së furnitorit Në mes të faqes tani mund të shtoni mallrat që dëshironi të porositni në këtë porosi të furnitorit. Ju lutem vini re se ju mund të shtoni vetëm mallra për të cilat keni përcaktuar një furnitor.
![]() Ilustrim: Shtimi i mallrave Në pjesën e poshtme të faqes mund të shihni përmbajtjen e mëparshme të porosisë të furnitorit tuaj. Ju mund të shkruani këtu për secilin produkt dhe secilin furnitor një koment të shkurtër dhe ndoshta edhe për shpenzimet e rinegociuara, ose zbritje, dhe e ruani atë me një klik në butonin ‘Ruaj’ në të djathtën tuaj në fund të rreshtit. Nëse selektoni një tjetër furnitor në kutinë e selektimit, atëherë fushat "Kostot aktuale" dhe "Zbritja aktuale" përvetësohen dhe paracaktohen nga parametrat e mallrave dhe të shitësit. Kostoja totale do të llogaritet automatikisht!
![]() Ilustrim: Pasqyra e porosive të blerjes
Kuotat
Çmimet e shumë furnitorëve ndryshojnë vazhdimisht, dhe kjo mund të ndodhë kur merrni një zbritje të vogël nga furnitori kur porositni një sasi më të madhe mallrash. Për këto arsye, Verpura ju lejon të gjeneroni automatikisht një kërkesë të kuotimit nga një porosi për një ose më shumë furnitorë tuaj.
Për ta bërë këtë, pasi të keni shtuar të gjitha produktet që do të porositni, klikoni në butonin "Gjeneroni kërkesën për çmime" në pamjen e detajuar të porosisë të furnitorit, dhe zgjedhni furnitorin për të cilin dëshironi të kërkoni një kuotë të çmimeve. Shënim: Vetëm furnitorët e listuar si furnitorë për një nga produktet e shtuara do të shfaqen!
![]() Ilustrim: Pasqyra e furnitorit
Së fundi, ju mund të ndryshoni adresën dhe / ose dërguesin që do të shfaqet në kërkesën e çmimeve dhe pastaj klikoni mbi "Gjenero PDF".
![]() Ilustrim: Ndryshimet përfundimtare
Verpura pastaj gjeneron një skedar PDF që mund ta printoni ose ruani dhe pastaj ta dërgoni me postë ose e-mail tek furnitori juaj. Kërkesa e çmimeve ndryshon nga porosia e furnitorit për shkak se nuk jepen çmime. Por gjithashtu mund të lini një dizajn krejtësisht të ndryshëm.
Ilustrim: Oferta e çmimeve si skedarë PDF
Shënim: Për ta përshtatur pamjen e dokumenteve tuaja me pamjen e kompanisë, mund të ngarkoni logon e kompanisë tuaj tek Parametrat. Nëse dëshironi personalizim të mëtejshëm, të gjitha dokumentet PDF të gjeneruara nga Verpura mund të përshtaten me paraqitjen tuaj individuale. Vetëm na kontaktoni. Është gjithashtu e mundur që ju t'i personalizoni këta shabllona vetë. Për ta bërë këtë, shko te menuja [FILLO] - [PARAMETRAT] në bllokun [Redakto shabllonat standarde] në faqen e mirëmbajtjes për shabllonat: Shabllonat ruhen këtu për të gjithë skedarët PDF që mund të gjenerohen në Verpura. Këtu ju keni qasje në shabllonet Verpura Standard dhe në modelet aktuale. Këto mund të ndryshohen këtu dhe kjo gjithashtu mund të testohet menjëherë. Verpura gjeneron skedarët PDF përmes transformimeve XSL. Dizajni mësohet nga Formimi i Objekteve (FO). Më shumë informacion këtu. Përafërsisht, një skedar PDF gjenerohet nga një skedar XML që përmban të dhënat e përdoruesit me një fletë-stili. Gjithashtu ekzistojnë edhe redaktues me pagesë që mund të ndihmojnë me dizajnin. Një redaktor i tillë është p.sh. integruar në www.altova.com/XMLSpy.
Skedari XML i ngarkesës shihet p.sh. kështu e shkyqur (si shkurtesë):
Skedari i asociuar i fletë-stilit XSL më pas duket si më poshtë (shkurtuar). Kjo përmban referenca të llojit xslvalue-i cili duhet të tregojë se përmbajtja nga skedari i mësipërm XML duhet të futet në këtë pozicion.
Ilustrim: Data e fletë-stilit XSL të asociuar (shkurtuar) Prej kësaj gjenerohet forma e përfunduar e PDF-së. Ju mund ta ndryshoni këtë skedar XSL sipas dëshirës dhe testoni ndryshimet para se ta sillni online duke klikuar butonin "Prano shabllonin tuaj". Por, para ndryshimeve duhet ta ruani versionin e fundit të punës në mënyrë që të mund ta ndryshoni përsëri në gjendjen e fundit të punës, në rast të ndonjë ndryshimi të gabuar të bërë joqëllimshëm.
Pasi të keni marrë komente për kërkesat e çmimeve nga furnitorët tuaj, ju mund t'i shkruani ato në pamjen e detjuar të porosisë së shitësit për mallrat përkatëse. Thjesht zgjedhni furnitorin nga linja përkatëse, shkruani ose koston totale, kostot e drejtpërdrejta apo zbritjen, opsionale edhe një koment, dhe klikoni mbi butonin ‘ruaj’ pranë rreshtit.
![]() Ilustrim: Pamja e detajuar e porosisë së furnitorit
Dërgimi i porosisëPasi të keni vendosur se cilat mallra duhet të porositni nga cili furnitor, tani mund të gjeneroni dhe dërgoni porosinë e liferimit.
Kliko në butonin "Gjenero porositë e furnitorit” dhe zgjedhni një furnitor përsëri. Shënim: Do të shfaqen vetëm furnitorit e listuar si furnitor për një nga produktet e shtuara!
![]() Ilustrim: Pasqyra e furnitorit
Në maskën e mëposhtme mund të ndryshoni dërguesin ose adresën e furnitorit ashtu siç mund të ndryshoni kërkesën e çmimeve. Gjithashtu në zonën e sipërme mund të zgjidhni cilat mallrat duhet të porositen nga ky furnitor.
![]() Ilustrim: Gjenerimi i porosisë së furnitorit si PDF
Verpura pastaj gjeneron një skedar PDF që mund ta printoni ose ruani, dhe më pas ta dërgoni me postë ose e-mail tek furnitori juaj.
Mallrat që tashmë keni porositur nga një furnitor tjetër nuk mund të përpunohen më në pamjen e detajuar të porosisë së shitësit dhe nuk shfaqen më në selektimin e mallrave kur gjeneroni një porosi për një tjetër shitës. Përfundimi i porosisëKur mallrat individuale liferohen, atëherë mund të klikoni në butonin "Shëno si të liferuar" në Verpura.
![]() Ilustrim: Shënimi i mallrave si të liferuara
Nëse shënoni një produkt si të liferuar, mallrat do të përfshihen në Menaxhimin e Deposë Verpura, dhe niveli i stoqeve rritet me numrin përkatës të produkteve.
Nëse një produkt nuk mund të liferohet përkundër pritjeve, mund ta hiqni lehtësisht nga porosia duke klikuar butonin “fshij”.
StoqetDiagrami në vijim tregon cilat module të Verpura-s ndryshojnë stoqet e produkteve. Në Verpura, stoqet e çdo depoje trajtohen veç e veç. Ndërsa rezerva e çdo produkti dhe deponie llogaritet, depoja është qendra e diagramit. Nëse kompania juaj nuk ka depo të ndryshme ju mund të punoni me një depo qëndrore.
Produktet gjithashtu merren nga depoja kur krijoni një faturë nga një ofertë. Nëse anuloni një faturë, produktet kthehen në depo. Shuma e produkteve në depon tuaj do të reduktohet kur ta regjistroni një produkt në një projekt:
- Nëse anuloni një projekt-faturë, produktet kthehen në depo. Blerjet dalëse mund të përdoren për të porositur produktet nga furnitorët tuaj dhe për të menaxhuar automatikisht stoqet për produktet e blera. Këto produkte shtohen në depon tuaj kur ta ndryshoni statusin e një blerjeje dalëse në të "përfunduar". - Produktet merren nga depoja kur vendosni statusin e një blerje hyrëse në "dërguar / përfunduar". - Ju mund ta përshtasni stokun e produkteve tuaja në modulin e menaxhimit të produktit të Verpura-s në fushën "Shto ose modifiko nivelin e depos" Për të shtuar produkte, shkruani një sasi pozitive në fushën "Sasia", gjersa nëse dëshironi të zvogëloni sasinë e produkteve shënoni një numër negativ. Nëse bëni një shitje me para të gatshmeose faturë të klientit, produktet gjithashtu merren nga depoja juaj. Nëse anuloni faturën, produktet kthehen në depo. Gjendja e produkteve në një porosi të liferimit do të reduktohet kur vendosni statusin në të "liferuar".
|


















Për të shtuar produkte, shkruani një sasi pozitive në fushën "Sasia", gjersa nëse dëshironi të zvogëloni sasinë e produkteve shënoni një numër negativ. Nëse bëni një 



