|
Fletë-dërgesat
Moduli i fletë-dërgesave nga Verpura mund të gjendet nën menunë [mallrat] - [fletëdërgesat]. Kjo automatikisht ju mundëson të gjeneroni fletë-dërgesa për liferimet tuaja të mallrave, qoftë për një liferim direkt tek klienti ose për një liferim që është pjesë e një projekti. Krijimi i fletë-dërgesësPër të krijuar një fletë-dërgesë, nën menunë [mallrat] – [fletëdërgesa] klikoni ose në "Krijoni fletë-dërgesë për klientin" ose në "Krijo fletë-dërgesë për projektin". Kjo e fundit do të paguhet menjëherë pas përfundimit të liferimit përmes projektit, gjersa e para mund të ngarkohet veçmas.
Pastaj selektoni klientin ose projektin dhe konfirmoni selektimin tuaj. Në maskën e mëposhtme, shkruani datën e liferimit dhe ndoshta një shënim të shkurtër për këtë fletë-dërgesë dhe klikoni mbi "Ruaj fletë-dërgesën" për të përfunduar krijimin e fletë-dërgesës.
Ilustrim: Krijimi i një fletë-dërgese Redaktimi i fletë-dërgesësVerpura do t'ju përcjellë në pasqyrën e fletë-dërgesës pas krijimit të saj. Tani klikoni mbi fletë-dërgesën e krijuar rishtazi, për të shtuar mallra në ofertën tuaj.
Tani në zonën e sipërme do t’i shihni detajet tashmë të dhëna të fletë-dërgesës tuaj. - Në zonën e poshtme, ju mund të shtoni mallra dhe shërbime në fletë-dërgesë duke klikuar në mallrat ose shërbimet përkatëse.
Ilustrim: Pamja e detajuar e një fletë-dërgese
Këshillë:
Pothuajse të gjitha tabelat në Verpura mund të kërkohen duke përdorur kutinë e kërkimit. Vëni re se Verpura gjithashtu gjen fjalë të pjesshme. P.sh nëse e keni fjalën "Mustermann" në një rresht në tabelë atëherë atë mund ta gjeni vetëm mekërkimin e fjalës "Muster", "mann" apo edhe "usterma". Duke klikuar në "Kërkim i Zgjeruar" ju mund ta kufizoni kërkimin tuaj vetëm në disa kolona në tabelë. Ju keni nevojë vetëm t’i selektoni kolonat dhe poashtu selektimi i kolonave të shumëfishta është i mundur me Çelësin e Kontrollit (Ctrl).
Ilustrim: Kërkimi i zgjeruar
Gjithashtu, ju mund ta filtroni tabelën duke klikuar në njërin nga kryetitujt e kolonës. Me një klikim kolona do të selektohet për ngritje, ndërsa me dy klikime kolona do të selektohet për zbritje.
Ilustrim: Kryetitullli i kolonës
Në fund të tabelës, ju gjithashtu keni mundësi të eksportoni përmbajtjen e tabelës si skedar CVS, Excel, XML ose PDF. Ju mund t'i eksportoni nga një tabelë në Verpura dhe pastaj t’i importoni ato Brenda programeve tjera ose t’i ndryshoni në Excel, etj.
Ilustrim: Eksportimi i të dhënave Printimi i fletë-dërgesësMe ndihmën e butonit "Shfaq fletë-dërgesën (PDF)" ju lehtësisht mund të shkarkoni dhe / ose printoni fletë-dërgesën tuaj si një skedar PDF.
Ilustrim: Fletë-dërgesa si skedar PDF Statusi i dërgesësKur krijohet një fletë-dërgesë, statusi automatikisht vendoset "në proces". Kjo do të thotë që fletë-dërgesa është duke u përpunuar nga ju ose një anëtar i stafit dhe ende nuk është plotësuar plotësisht.
Nëse e vendosni statusin e fletë-dërgesës në të "anuluar", fletë-dërgesa do të zhvendoset në arkivin e fletë-dërgesave (menuja [mallrat] - [fletë-dërgesa], butoni "arkivi i fletë-dërgesës "). Përpunimi i mëtejshëm i fletë-dërgesës nuk është i mundshëm, kështu që Verpura nuk ndërmerr hapa të tjerë, përveçse zhvendosjen e fletë-dërgesës në arkiv.
Nese e vendosni statusin e fletë-dërgesës në të “Liferuar”, fletë-dërgesa gjithashtu zhvendoset tek arkivi i fletë-dërgesave. Përveç kësaj, në rastin e një fletë-dërgese që i është caktuar një projekti, artikujt e fletë-dërgeses shënohen në projekt. Tani mund të faturoni artikujt e fletë-dërgesës thjesht si një faturë për një projekt.
Në rastin e një fletë-dërgese për një klient, mund të faturoni fletë-dërgesën duke krijuar një faturë për një fletë-dërgesë të klientit.
StoqetDiagrami në vijim tregon cilat module të Verpura-s ndryshojnë stoqet e produkteve. Në Verpura, stoqet e çdo depoje trajtohen veç e veç. Ndërsa rezerva e çdo produkti dhe deponie llogaritet, depoja është qendra e diagramit. Nëse kompania juaj nuk ka depo të ndryshme ju mund të punoni me një depo qëndrore.
Produktet gjithashtu merren nga depoja kur krijoni një faturë nga një ofertë. Nëse anuloni një faturë, produktet kthehen në depo. Shuma e produkteve në depon tuaj do të reduktohet kur ta regjistroni një produkt në një projekt:
- Nëse anuloni një projekt-faturë, produktet kthehen në depo. Blerjet dalëse mund të përdoren për të porositur produktet nga furnitorët tuaj dhe për të menaxhuar automatikisht stoqet për produktet e blera. Këto produkte shtohen në depon tuaj kur ta ndryshoni statusin e një blerjeje dalëse në të "përfunduar". - Produktet merren nga depoja kur vendosni statusin e një blerje hyrëse në "dërguar / përfunduar". - Ju mund ta përshtasni stokun e produkteve tuaja në modulin e menaxhimit të produktit të Verpura-s në fushën "Shto ose modifiko nivelin e depos" Për të shtuar produkte, shkruani një sasi pozitive në fushën "Sasia", gjersa nëse dëshironi të zvogëloni sasinë e produkteve shënoni një numër negativ. Nëse bëni një shitje me para të gatshmeose faturë të klientit, produktet gjithashtu merren nga depoja juaj. Nëse anuloni faturën, produktet kthehen në depo. Gjendja e produkteve në një porosi të liferimit do të reduktohet kur vendosni statusin në të "liferuar".
|






Për të shtuar produkte, shkruani një sasi pozitive në fushën "Sasia", gjersa nëse dëshironi të zvogëloni sasinë e produkteve shënoni një numër negativ. Nëse bëni një 



