Buletini

 

Buletini mund të krijohet në menunë [Kontaktet] – [Buletini]:

 

Ju mund ta përdorni buletinin p.sh. për të dërguar një e-mail tek të gjithë baza e klientëve. Për ta krijuar një buletin, ju duhet të plotësoni të gjitha fushat të cilat janë të shënuara me yje. Më pas mund të caktohen parametra tjerë. Ndër të tjera është e mundur që të integrohet një logo e kompanisë në një e-mail dhe skedarë të tjerë mund të bashkëngjiten në një e-mail. Për të qenë i sigurt se e-mail është formatuar pikërisht ashtu siç dëshironi, mund t’i dërgoni vetes një mesazh testues.

 

1. mask to create a new newsletter

Ilustrim: Maska për krijimin e buletinit të ri

 

Maska për shtimin e pranuesit:

 

2. mask to add receiver

Ilustrim: maska për shtimin e pranuesit

 

Së fundi, ju duhet të selektoni pranuesin e buletinit. Mund të zgjedhni mes furnitorit, klientit, palëve të interesuara, etj. Përveç kësaj, ju mund të kufizoni pranuesit përmes një filtri, për të dërguar një e-mail, p.sh. vetëm furnitorët e një zone të caktuar.

 

3

Ilustrim: Parapamja e Buletinit

Këshillë:
Pothuajse të gjitha tabelat në Verpura mund të kërkohen duke përdorur kutinë e kërkimit. Vëni re se Verpura gjithashtu gjen fjalë të pjesshme. P.sh nëse e keni fjalën "Mustermann" në një rresht në tabelë atëherë atë mund ta gjeni vetëm mekërkimin e fjalës "Muster", "mann" apo edhe "usterma".
Duke klikuar në "Kërkim i Zgjeruar" ju mund ta kufizoni kërkimin tuaj vetëm në disa kolona në tabelë. Ju keni nevojë vetëm t’i selektoni kolonat dhe poashtu selektimi i kolonave të shumëfishta është i mundur me Çelësin e Kontrollit (Ctrl).

4. Extended Search
Ilustrim: Kërkimi i zgjeruar
Gjithashtu, ju mund ta filtroni tabelën duke klikuar në njërin nga kryetitujt e kolonës. Me një klikim kolona do të selektohet për ngritje, ndërsa me dy klikime kolona do të selektohet për zbritje.
beleg3
Ilustrim: Kryetitullli i kolonës
Në fund të tabelës, ju gjithashtu keni mundësi të eksportoni përmbajtjen e tabelës si skedar CVS, Excel, XML ose PDF. Ju mund t'i eksportoni nga një tabelë në Verpura dhe pastaj t’i importoni ato Brenda programeve tjera ose t’i ndryshoni në Excel, etj.
5. Export data
Ilustrim: Eksportimi i të dhënave

 

Pasi të klikoni [Dërgo], e-mailat tuaj do t'u dërgohen pranuesve të caktuar. Nëse serveri i e-mailit nuk mund të dërgojë një e-mail, ju do të shihni një mesazh gabimi. Nëse po dërgoni shumë e-maile, ju mund të vëzhgoni progresin. Serveri ynë është i aftë të dërgojë rreth 600 e-maile për minutë.

 

E-maili që pranoni do të duket për shembull si ky:

 

5

Ilustrim: Rezultati i një buletini të dërguar

 

Paraqitja bazë e e-mailit mund të personalizohet. Më shumë informacion mund të gjeni këtu. Por mund të na kontaktoni këtu për të bërë ndryshime.