|
Mallrat
Nën artikullin e menusë kryesore [MALLRAT] ju mund të qaseni në menaxhimin e mallrave. Kjo ju mundëson që të menaxhoni lokacionet tuaja të depos dhe të mallrave për të kombinuar disa mallra të ngjashme së bashku në listat e seteve, të porositni mallra nga furnitorët, të menaxhoni fletë-dërgesat dhe porositë e klientëve, si dhe te keni një pasqyrë të mallrave tuaja aktuale te regjistruara.
Lokacionet e depos
Para se të mund të krijoni mallra në VERPURA, ju duhet të përcaktoni se ku janë ruajtur mallrat tuaja, për shembull, direkt në faqen tuaj të kompanisë, në vende të ndryshme, ose në depon e jashtme.
Ilustrim: Maska për krijimin e një lokacioni të depos
Nëse klikoni në një shënim të vetëm në pasyqrën e tabelës nën [MALLRAT] - [LOKACIONET E DEPOS], hapet pamja e hollësishme e këtij lokacioni të depos. Në këtë pamje të detajuar mund të ndryshoni emrin ose adresën e lokacionit të depos, e përveç kësaj shihni një pasqyrë të të gjitha mallrave të ruajtura aktualisht në këtë lokacion të depos, si dhe vlerën totale të blerjes dhe shitjes së të gjitha mallrave në këtë depo:
Administrimi i mallrave
Ose përmes menysë kryesore [MALLRAT] ose përmes [MALLRAT] -[PASQYRA] do të shihni një tabelë përmbledhëse të të gjitha mallrave tuaja të krijuara në Verpura. Në këtë tabelë do të gjeni të gjitha llojet e informatave të dobishme, përveç detajeve të ndryshme të produktit, gjithashtu do të shihni ‘e shitur’, ‘e regjistruar’, ‘e porositur’ dhe sasinë në dispozicion për artikull:
Krijimi i mallrave
Për të krijuar një artikull të ri në listë, klikoni në butonin “Krijo produkt” në skajin e majtë në krye të faqes. Në maskën që hapet, shkruani të paktën një përshkrim të mallrave, njësia për barazim, çmimin e shitjes dhe normën tatimore dhe selektoni nëse këto mallra mund të magazinohen apo regjistrohen vetëm me numër serik. Si opsion, ju mund të përcaktoni një përshkrim më të shkurtër, më të gjatë, koston e prodhimit të atij produkti, ndonjë tatim të veçantë, raportimin e gjerë të kompanisë për sasinë, si dhe një shënim për këtë produkt, dhe po ashtu shkrimin e barkodit të atij produkti, ose ta lejoni Verpurën për gjenerimin e një barkodi të ri.
Me një klikim në "Ruani të dhënat e produktit" ju përfundoni krijimin e mallrave tuaja të reja.
Normat e tatimit
Në Verpura normat e zakonshme tatimore janë të paracaktuara për ju, nëse ju keni nevojë për norma të veçanta tatimore ju mund t’I ndryshoni lehtësisht ato në tabularin e normës së tatimit nën [Fillo] - [Të dhënat master]
Tatimet e veçanta
Për produkte të caktuara, të tilla si birra, vera apo produktet e ndërmjetme do të ngarkohen si një tatim i veçantë fiks - kjo është një shumë fikse euro për njësi, dmth nuk ka përqindje të tatimit si TVSH apo tatim të shitjes.
Detajet e mallrave
Nëse klikoni në një shënim në pasqyrën e mallrave ([MALLRAT] - [PASQYRA]) ju hyni në pamjen e detajuar të mallrave të selektuara. Në këtë pamje të detajuar mund të ndryshoni detajet e mallrave të shënuara kur i krijoni ato, sipas dëshirave tuaja.
Kur ruani ndryshimet tuaja, ju keni mundësinë të zgjedhni midis dy varianteve të ndryshme:
Ndrysho shënimet ekzistuese: Elementi i selektuar aktualisht ndryshohet. Natyrisht, kjo ndikon vetëm në mallrat e sapo postuara të këtij lloji, regjistrimet ekzistuese të mallrave nuk ndryshohen.
Shkruani shënime të reja të mallrave: Të dhënat e mallrave të tanishme kopjohen me ndryshimet tuaja, p.sh produkti origjinal mbetet, produkti i ndryshuar i shtohet atij ekzistues.
Ilustrim: Pamja e detajuar e artikullit
Përveç fushave të përshkruara tashmë nën "Krijo mallra", pamja e detajuar e mallrave ofron opsionet shtesë të mëposhtme:
Definimi i shkallës së çmimeve
Është më e zakonshme që ju të shisni një produkt më lirë në sasi të mëdha të pandashme sesa në sasi të vogla. Ju mund ta definoni lehtësisht këtë me ndihmën e çmimores tone për shitjet me sasi të mëdha.
Një shembull fiktiv:
Ju mund të definoni lehtësisht këto sjellje në Verpura duke futur € 0.05 si "çmimi normal" i shitjes së mallit të "letrës". Në pamjen e detajuar të mallrave, atëherë definoni dy çmime të shkallës (tabulari "Çmimorja për sasi të mëdha" –“Shto”), një me shkallën fillestare prej 1000 copë dhe çmimin për njësi prej 0,045 €, dhe një me shkallën që fillon 2000 copë dhe çmimin për njësi prej 0,04 €, dhe ju mund të përdorni Çmimet për sasitë me shumicë në Verpura.
Shtimi i furnitorit
Vetëm pak kompani prodhojnë të gjitha mallrat e tyre vetë, shpesh produktet shiten nga furnitorët dhe pastaj rishiten. Në tabularin "Furnitorët" ju mund të definoni një ose më shumë furnitorë, si dhe çmimet e tyre të blerjes për këtë produkt.
Për më shumë informacion mbi krijimin e furnitorëve në Verpura ju lutemi klikoni ketu.
Kategoritë
Ju mund të caktoni mallrat tuaja në çdo numër të kategorive të produkteve. Ju mund të krijoni kategori të reja ose të menaxhoni kategoritë tuaja ekzistuese duke klikuar në butonin "Kategoritë e Mallrave" nën [MALLRAT] - [PASQYRA].
Në pamjen e detajuar të mallrave, pastaj mund të përdorni butonin "Shto kategori" për t’i caktuar mallrat e tanishme në një ose më shumë kategori.
Mallrat hyrëse ose dalëse
Në skedën "Shtoni ose ndryshoni stoqet" ju mund të importoni ose të hiqni mallra. Për ta bërë këtë, shkruani sasinë që dëshironi të vendosni në depo dhe selektoni lokacionin përkatës të depos si dhe furnitorin. Si opsion, gjithashtu mund të caktoni shumën e raportimit, p.sh kufirin e ulët të mallrave në depo, nga e cila Verpura duhet t'ju informojë për një nivel të ulët të stokut, ta ndryshoni këtë vend magazinimi.
Verpura gjithmonë menaxhon automatikisht inventaret. P.sh. kur dërgoni një produkt në një projekt ose diçka të ngjashme, niveli i stokut të këtij produkti reduktohet automatikisht nga numri i regjistruar. Nëse nuk doni këtë, mund të na dërgoni një e-mail të shkurtër në Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa dhe ne do ta çaktivizojmë menjëherë këtë proces për qasjen tuaj.
StoqetDiagrami në vijim tregon cilat module të Verpura-s ndryshojnë stoqet e produkteve. Në Verpura, stoqet e çdo depoje trajtohen veç e veç. Ndërsa rezerva e çdo produkti dhe deponie llogaritet, depoja është qendra e diagramit. Nëse kompania juaj nuk ka depo të ndryshme ju mund të punoni me një depo qëndrore.
Produktet gjithashtu merren nga depoja kur krijoni një faturë nga një ofertë. Nëse anuloni një faturë, produktet kthehen në depo. Shuma e produkteve në depon tuaj do të reduktohet kur ta regjistroni një produkt në një projekt:
- Nëse anuloni një projekt-faturë, produktet kthehen në depo. Blerjet dalëse mund të përdoren për të porositur produktet nga furnitorët tuaj dhe për të menaxhuar automatikisht stoqet për produktet e blera. Këto produkte shtohen në depon tuaj kur ta ndryshoni statusin e një blerjeje dalëse në të "përfunduar". - Produktet merren nga depoja kur vendosni statusin e një blerje hyrëse në "dërguar / përfunduar". - Ju mund ta përshtasni stokun e produkteve tuaja në modulin e menaxhimit të produktit të Verpura-s në fushën "Shto ose modifiko nivelin e depos" Për të shtuar produkte, shkruani një sasi pozitive në fushën "Sasia", gjersa nëse dëshironi të zvogëloni sasinë e produkteve shënoni një numër negativ. Nëse bëni një shitje me para të gatshmeose faturë të klientit, produktet gjithashtu merren nga depoja juaj. Nëse anuloni faturën, produktet kthehen në depo. Gjendja e produkteve në një porosi të liferimit do të reduktohet kur vendosni statusin në të "liferuar".
Shtimi i skedarëve
Ju mund të ruani çfarëdo sasie të skedarëve për secilin produkt në Verpura, të cilat pastaj ruhen në sistemin tuaj të menaxhimit të skedarëve në tërë kompaninë. Kështu që lehtësisht mund të ruani broshurat, ofertat, doracakët etj. direkt me mallrat tuaja dhe të keni qasje në këto skedarë në çdo kohë, kudo. Ju gjithashtu mund t’u qaseni këtyre skedarëve përmes menaxhimit të skedarëve në të gjithë kompaninë. Ju mund të gjeni skedarët për një produkt të veçantë duke shkuar te dosja e Produkteve në Menaxherin e Skedarëve në të gjithë Kompaninë dhe duke selektuar dosjen aty, e cila është gjithashtu e specifikuar si udhëzues në shfletuesin e skedarit të pamjes së detajuar të produktit.
Barkodet
Verpura ju lejon të përdorni barkodet ekzistuese të mallrave tuaja ose që automatikisht të gjeneroni barkode të reja.
Nën [FILLO] - [VETITË] mund të caktoni parametrat e gjenerimit të barkodit në tabularin "Krijimi i kodit". Shkruani gjatësinë, lartësinë dhe llojin e dëshiruar këtu.
Nëse dëshironi të përdorni barkodin ekzistues të produkteve tuaja, vetëm shkruani atë direkt në fushën "Barkodi" sapo krijoni një mall ose pastaj, në pamjen e detajuar të mallrave. Nëse VERPURA duhet të gjenerojë automatikishht një barkod, lëreni fushën "barkodi" të zbrazët dhe vendosni një shenjë nën “Gjeneroni barkodin”.
Në pamjen e detajuar të mallrave ju mund klikoni në butonin "shtyp barkodin" ose "Shtyp barkodin me përshkrim dhe çmim të shitjes". Shtyp barkodet tuaja me ndihmën e një printeri etiketash.
Ilustrim: Barkodi me ose pa përshkrim dhe çmim të shitjes
Këto barkode pastaj mund t’i përdorni kur postoni mallra në projekte apo oferta, shitje me para të gatshme (VEGËZA), faturat e klientëve të rregullt (VEGËZA), etj. Në mënyrë që të gjeni lehtësisht mallrat përkatëse, këtë mund ta bëni me ndihmën e një barkod lexuesi. Vetëm kliko në fushën e kërkimit të tabelës përkatëse dhe skano barkodin e mallrave.
Lista e seteve
Nën [MALLRAT] - [LISTA E SETEVE], lehtësisht mund të gruposh mallra që kompania juaj shpesh i shet si komplet dhe më pas i ngarkon ato së bashku në mënyrë të përshtatshme. Për shembull, nëse kompania juaj ofron zgjidhje komplete kompjuterike, atëherë zakonisht ndodh që produktet e një zgjidhjeje të plotë janë gjithashtu në dispozicion individualisht. Duke supozuar se ju keni mallin "Kompjuterin A", "Monitorin B" dhe "Printerin C", dhe tani doni t'ua ofroni klientëve një zgjidhje të plotë që përmban saktësisht këta tre artikuj, funksioni i materialeve në Verpura është zgjidhja perfekte për këtë situatë.
Ju gjithashtu mund të shtoni një faturë të tërë të materialit në një faturë materialesh – kjo lejon Verpurën të grupojë mallrat dhe shërbimet tuaja dhe do ta bëj punën tuaj sa më të lehtë që është e mundur.
Nëse ndryshon një listë e setit, kjo nuk ndikon te listat e seteve tashmë të regjistruara - ashtu si me mallrat dhe shërbimet - në mënyrë që të shmanget ndonjë postim i pasaktë.
Raportimi i shumave
Verpura ju ofron mundësi të dërgoni automatikisht paralajmërime përmes e-mail-it për mallrat që janë nën një sasi të raportimit të definuar në një lokacion të caktuar të deposë.
Ju mund të përcaktoni sasinë globale të raportimit për një produkt të caktuar, direkt në detajet e mallrave, duke përdorur fushën "Sasia e raportimit në të gjithë kompaninë". Nëse stoku i përgjithshëm i këtij produkti bie nën këtë vlerë në të GJITHA vendet e magazinimit, një email paralajmërues do të dërgohet në adresën e specifikuar.
Ju mund të përcaktoni sasinë e raportimit për lokacionin e depos direkt kur mallrat ngarkohen ose shkarkohen në tabularin "Shto ose ndrysho statusin e depos". Vetëm plotësoni fushën "Shuma e raportimit të lokacionit të depos ". Nëse stoku në këtë lokacion bie nën sasinë e përcaktuar, ju do të merrni automatikisht një e-mail në adresën që keni specifikuar nën [FILLO] - [VETITË].
Përveç kësaj, ju mund të shihni në faqen e fillimit ([FILLO] - [FAQJA KRYESORE]) të gjitha paralajmërimet e tanishme për sasitë e mallrave në të njëjtin tabular:
Ilustrim: Parajamërimet e përgjithshme dhe të sasisë së mallrave në depo
Porositë ndaj furnitorëve
Me ndihmën e modulit tone të porosisë së furnitorit, ju mund të krijoni lehtësisht porosi për mallrat nga furnitorët tuaj. Lexo më shumë…
Fletë-dërgesat
Verpura gjeneron automatikisht fletë-dërgesat për dërgesat tuaja të mallrave. Lexo më shumë…
Mallrat e regjistruara
Duke klikuar në [MALLRAT] - [REGJISTRIMET E MALLRAVE] ju do të shihni shpejt dhe me lehtësi një pasqyrë të mallrave të regjistruara së fundi. Duke përdorur opsionet tona të filtrimit, ju mund t'i kufizoni lehtësisht ato në një periudhë kohore të caktuar, të projektit ose të faturimit.
Ilustrim: Regjistrimet e mallrave
Porositë e klientëve
Ju mund të lexoni më shumë rreth modulit tonë të porosive të klientëve këtu.
|










Për të shtuar produkte, shkruani një sasi pozitive në fushën "Sasia", gjersa nëse dëshironi të zvogëloni sasinë e produkteve shënoni një numër negativ. Nëse bëni një 





