Pagesë-përkujtesat
Pagesë-përkujtesat mund të shihen dhe të krijohen në menunë [Faturat] - [Pagesë-përkujtesa]. ![]() Ilustrim: Pasqyra e pagesë-përkujtesës
Verpura ju ndihmon të kryeni dhe organizoni përkujtesë-pagesat. Në Verpura ju mund të renditni përkujtesë-pagesat tuaja me faturë, datën e caktuar, përkujtesë-pagesat e hapura, përkujtesë-pagesat e arkivuara dhe përkujtesë-pagesat e anuluara. Verpura ka katër nivele të ndryshme të përkujtesë-pagesave, e fundit që është për liferim në agjensinë e përmbarimit.
Maska për krijimin e një përkujtesë-pagese të re duket kështu:
Ilustrim: Krijimi i pagesë-përkujtesave
Këtu mund të gjeneroni pagesë-përkujtesa për faturat e papaguara. Të gjitha faturat të cilave u është tejkaluar afati kohor i caktuar + afati shtesë dhe tejkalojnë shumën minimale, listohen nën “Faturat pas dates së caktuar”. Zgjedhni faturat për të cilat doni të gjeneroni një pagesë-përkujtesë. Grejs periudha, nivelet e pagesë-përkujtesave, etj mund të vendosen dhe të ndryshohen nën artikullin e menusë [Fillo] - [Veçoritë] – tabulari [Parametrat e pagesë-përkujtesave]
Ilustrim: Parametrat e pagesë-përkujtesave
Një përshkrim i shkurtër i parametrave të pagesë-përkujtesave mund të lexohet këtu:
Grejs periudha: Pas datës së faturimit të faturës, mund të kalojnë shumë ditë para se fatura të shfaqet në menunë e pagesë-përkujtesave.
Kufiri i Shumës: Kjo është shuma totale minimale. Nëse një faturë është nën këtë vlerë, ajo nuk do të listohet te pagesë-përkujtesave.
Tatimi (%) Mund të caktoni një vlerë (%) për tatimin e pagesë-përkujtesave
Çmimi për pagesë-përkujtesave Nivelet e pagesë-përkujtesave përfshijnë katër faza. (Nivelet e pagesë-përkujtesave 1-4), për secilin nivel ju mund të shkruani një shumë fikse.
Norma e interesit (%) Ju mund të shkruani vlerë të përqindjes për çdo nivel.
Teksti për pagesë-përkujtesat: Për çdo nivel të pagesë-përkujtesave ekziston edhe një tekst i pagesë-përkujtesave, i cili më pas mund të shihet në formatin PDF.
Ditët deri në afatin e caktuar: Përcakton se sa kohë debitori ka kohë për të paguar. Pagesë-përkujtesa e ardhshme do të gjenerohet kur mbarojnë ditët + grejs periudha.
Ju mund të selektoni çmimin për pagesë-përkujtesë ose si vlerë fikse ose me përqindje (Normën e interesit). Ose mund të kombinoni këto dy mundësi.
Ja një shembull se si mund të duket një pagesë-përkujtesë si një skedar PDF. Dizajnet mund të ndryshohen sipas dëshirës tuaj! ![]() Ilustrim: Pagesë-përkujtesa si një skedar PDF
|