Personat kontaktues

 

Personat kontaktues mund të shihen, të editohen dhe të krijohen në menunë [Kontaktet] - [Personat kontaktues]:

 

1. Contact Persons Overview

Ilustrim: Pasqyra e personave të kontaktit

 

Këshillë:
Pothuajse të gjitha tabelat në Verpura mund të kërkohen duke përdorur kutinë e kërkimit. Vëni re se Verpura gjithashtu gjen fjalë të pjesshme. P.sh nëse e keni fjalën "Mustermann" në një rresht në tabelë atëherë atë mund ta gjeni vetëm mekërkimin e fjalës "Muster", "mann" apo edhe "usterma".
Duke klikuar në "Kërkim i Zgjeruar" ju mund ta kufizoni kërkimin tuaj vetëm në disa kolona në tabelë. Ju keni nevojë vetëm t’i selektoni kolonat dhe poashtu selektimi i kolonave të shumëfishta është i mundur me Çelësin e Kontrollit (Ctrl).

4. Extended Search
Ilustrim: Kërkimi i zgjeruar
Gjithashtu, ju mund ta filtroni tabelën duke klikuar në njërin nga kryetitujt e kolonës. Me një klikim kolona do të selektohet për ngritje, ndërsa me dy klikime kolona do të selektohet për zbritje.
beleg3
Ilustrim: Kryetitullli i kolonës
Në fund të tabelës, ju gjithashtu keni mundësi të eksportoni përmbajtjen e tabelës si skedar CVS, Excel, XML ose PDF. Ju mund t'i eksportoni nga një tabelë në Verpura dhe pastaj t’i importoni ato Brenda programeve tjera ose t’i ndryshoni në Excel, etj.
5. Export data
Ilustrim: Eksportimi i të dhënave

 

Procesi i shitjes mund të përfaqësohet lehtësisht nga piramida e CRM-së:

 


2. kontaktediagramen-SHQIP


Kontaktet:
mund të caktohen me vetitë e vet-selektuara (= veprimet). Sipas kërkesës ne gjithashtu importojmë kontaktet tuaja.


Publiku:
dërgo vetëm informacion që i intereson audiencës tënde. Zgjedhni audiencat tuaja bazuar në veprimet dhe informacionin e lokacionit..


Kontakti:
grupet tuaja të synuara përmes buletinit personal të E-mailit (E-mailit grupor) ose me postë. Ose telefononi kontaktet tuaja. Është shumë e rëndësishme që kontakti të mos këputet kurrë. Krijo përkujtues (veprime) ose filtër për të gjitha kontaktet të cilët nuk janë kontaktuar për një kohë të gjatë.


Shitja:
ju mund ta bëni së pari një ofertë dhe menjëherë ta fshini atë. Ose krijoni një ofertë dhe prej saj një projekt dhe pastaj e tarifoni këtë. Ju gjithashtu mund të krijoni një projekt pa kuotim dhe pastaj faturën. Fatura mund të gjenerohet drejtpërdrejt edhe nga një porosi e klientit, - nëse është e nevojshme, madje edhe me një fletë-dërgesë. Ju gjithashtu mund të krijoni një faturë për një kontakt direkt.

 

Personat kontaktues janë caktuar për një kontakt. Për personat privat, kontakti dhe personi kontaktues janë një. Është e mundur që një kontakt të përbëhet prej kontakteve të shumëfishta. Personave kontaktues mund t’u caktohen atribute të ndryshme, p.sh. interesat, karakteristikat, kontaktet, etj. Për më tepër, shumë informata tjera mund të ruhen për personat kontaktues.

 

Krijimi i personave të ri kontaktues

 

6. mask to add new contact person

Ilustrim: Shtimi i personit të ri kontaktues

 

Për të krijuar një kontakt, shkoni te "Krijo personin kontaktues". Futni të paktën informacionin e kërkuar në fushat e shënuara me yll. Pastaj klikoni mbi "Shto personin kontaktues " për të krijuar personin kontaktues

 

9.  mask to administrate a contact person

Ilustrim: Redaktimi i personit kontaktues

 

Nëse dëshironi të redaktoni një person kontaktues, duhet të klikoni në shënimin përkatës të klientit. Më pas ju gjendeni tek "Menagjo Personin Kontaktues". Tani mund të modifikoni fushat përkatëse.

 

 

 

Social