|
Skedarët
Në menunë [SKEDARËT] ju gjeni modulin e menaxhimit të skedarëve Verpura.
Një hapësirë e plotë skedarësh online është e integruar direkt në Verpura. Një përdorues mund të ngarkoj fotografi këtu dhe të qaset në skedarët që gjenerohen nga Verpura. Kjo ju mundëson të keni lëvizshmëri të plotë kur hyni në të dhënat tuaja. Për të parandaluar humbjen e skedarëve tuaj, e tërë përmbajtja e hapësirës tuaj të skedarëve back-up-et automatikisht çdo natë. Çdo llogari Verpura ka qasje në një sasi të caktuar të memories sipas çmimores tonë. Opsionale, ju mund të keni qasje në më shumë memorie - na kontaktoni nëse doni të dini më shumë. Me menaxhimin tonë të saktë ju mund të përcaktoni se kush cilit skedar mund t’i qaset. Me "Verpura Start Up" për bizneset me një person, ju keni qasje vetëm në menaxhimin e skedarëve në tërë kompaninë. Me "Verpura Business" dhe "Verpura Premium" ju keni qasje në menaxhimin e skedarëve në të gjithë kompaninë, si dhe në një system të skedarëve personal. Në sistemin e skedarëve në tërë kompaninë mund të kufizohet qasja në skedarë individuale për disa përdorues. Kjo mund të konfigurohet për ju nga ekipi ynë Verpura për të gjitha dosjet PDF dhe XML të gjeneruara nga Verpura për oferta, blerje, kredi, fatura, etj. Verpura automatikisht krijon dosje për produktet, projektet dhe klientët, ndërkohë që ju mund të ngarkoni skedarë në maska përkatëse. Sigurisht, ju mund të krijoni dosjet tuaja për të menaxhuar dokumentet tuaja. Hapësira e të dhënave personale i takon një përdoruesi dhe mund të shikohet dhe redaktohet nga ai.
Ilustrim: Pasqyra e sistemit të skedarëve
Çdo rresht në sistemin e skedarit përfaqëson një dokument ose dosje. Për çdo rresht keni disa opsione. Ju p.sh mund të bashkëqasni skedarët, t'i dërgoni at përmes e-mailit, t'i fshini, t'i zhvendosni ose ndryshoni. Me një të autorizim dhe sipas kërkesës është e mundur të dërgoni skedarë PDF direkt për printim me pagesë. Çmimet varen nga sasia e printimeve. Dosjet XML mund të nënshkruhen në mënyrë digjitale me një "Kartë qytetari" dhe një softuer përkatës " Kartë qytetari". Për informacione të mëtejshme na kontaktoni.
Ilustrim: Krijimi i nënshkrimit të një dokumenti
Nëse po përdorni një llogari të Office 365, gjithashtu mund të hapni Word-in, Excel-in ose Powerpoint-in dokumente me web aplikacionet Office 365. Kjo ju lejon të redaktoni lehtësisht dokumentet e Office në shfletuesin tuaj. Ju gjithashtu mund të hapni skedarët me programin tuaj të instaluar në nivel lokal. Office 365 gjithashtu ofron një hapësirë të skedarëve online. Në [FILLO] - [REDAKTO PROFILIN] mund të vendosni se ku duhet të ruhen skedarët:
Ilustrim: Ruajtja dhe hapja e skedarëve
Keni disa mundësi për ngarkimin e skedarëve:
Ilustrim: Opsione të ndryshme të ngarkimit
Me ngarkimin e zakonshëm lehtësisht mund të ngarkoni një skedar. Kjo është mundësia më e lehtë, por disavantazhi i saj është që mund të ngarkoni vetëm një skedar në të njëkohësisht.
Nëse doni të ngarkoni më shumë se një skedar njëkohësisht, mund të përdorni Multi-Ngarkimin (Java). Vetëm tërhiqni dhe lëshoni skedarët tuaj te dritarja. Ju duhet të keni të instaluar Java. (Instalimi i Java).
Ilustrim: Ngarkimi i shumëfishtë
Multi-Ngarkimi (Flash) punon në mënyrë të ngjashme. Adobe Flash Player duhet të instalohet në pajisjen tuaj që multi-ngarkimi të punoj. Vetëm selektoni skedarët që dëshironi të ngarkoni me butonin [Choose File] dhe klikoni mbi [Ngarko]. Ju do të pranoni një njoftim nëse është bërë ngarkimi.
Ilustrim: Flash-Ngarkimi i Shumëfishtë
WebDAV
Menaxhimi i plotë i skedarëve mund të integrohet në Windows (por edhe në Apple ose Linux) me WEBDAV, p.sh. si drive X: për personale dhe për drive Y: për hapësirën e skedarit të tërë kompanisë. Këtu është një hyrje e shkurtër, si mund të vendosni një drive të rrjetit me WebDAV (Web Based Distributed Authoring dhe Versioning): (nëse keni nevojë për ndihmë, na kontaktoni!)
Ilustrim: Hapësira e qasshme e rrjetit
Ilustrim: Selektimi i hapësirës së shkronjave
Nga njëra anë, nëse dëshironi të lidheni me hapësirën e tërë kompanisë tuaj ose hapësirën e klientit, shkruani URL-në: https://erp.verpura.eu/client Nga ana tjetër, nëse dëshironi të shihni dokumentet tuaja në hapësirën tuaj të përdoruesit, shkruani URL-në: https://erp.verpura.eu/user
SHËNIM: Nëse nuk e kontrolloni kutinë "Ri-lidhu në kyçje", atëherë skedari i hapësirës së qasshme të rrjetit në Kompjuter do të shkëputet automatikisht sapo të shkyçeni ose të ristartoni kompjuterin.
Ilustrim: Lidhja me anën e klientit Verpura
Ilustrim: Ruajtja e kredencialeve të përdoruesit
Ilustrim: Hapësira e qasshme e klientit Verpura
Kjo do ta stakoj hapësirën e qasshme të rrjetit dhe e largon atë vetëm nga dritarja e Kompjuterit. Nuk do të fshijë dosjen e bashkëqasur të rrjetit!
Ilustrim: Ndërprerrja e rrjetit
WebDAV me Cyberduck
Në rast se dëshironi të përdorni një aplikacion në vend të një hapësire rrjeti, ju mund të përdorni aplikacionin e klientit Cyberduck. Cyberduck ka një interface të lehtë për t'u përdorur, duke lejuar lidhjen me PTS (Protokolli i Transferit të Skedarëve), TSS (SSH Transferi i Sigurt i Skedarëve), WebDAV (Autorizimi dhe Versionimi i Shpërndarë me bazë në Web), Amazon S3, Ruajtja në Google Cloud, dritaret Azure, Rackspace Cloud Files, madje edhe Google Drive. Ky është një udhëzim hap pas hapi se si ta instaloni dhe ta përdorni klientin Cyberduck për t'u lidhur me serverin e WebDAV që Verpura ofron duke përdorur HTTPS:
Ilustrim: Selektimi i lidhjes WebDAV
Nëse dëshironi të lidheni me hapësirën tuaj të tërë kompanisë shkruaj / klient në shtegun, për përdoruesit e tërë hapësirës / përdorues.
Ilustrim: Hapja e një lidhje të re të Tërë-Kompanisë
Ilustrim: Lidhja në Tërë-Kompaninë (hapësira e klientit)
Ilustrim: Hapja e një lidhje të re te të dhënat e juaja personale
WebDAV me Mac OS
Ilustrim: Hapja e një lidhje të re te të dhënat e juaja private
Ilustrim: Lidhja me klientin
KËSHILLA: Ju gjithashtu mund të klikoni ikonën pranë adresës së serverit për ta ruajtur atë. Pastaj herën tjetër nuk ju duhet të shkruani përsëri adresën kur doni të lidheni me serverin. Ju vetëm duhet të selektoni adresën e serverit të ruajtur dhe klikoni "Lidhu"
Ilustrim: Lidhja me përdoruesin
Ilustrim: Shënimi i kredencialeve tuaja
Ilustrim: Shkrimi i kredencialeve tuaja WebDAV me shfletuesin tuaj
Ju gjithashtu mund të lidheni me drejtorinë WebDAV me cilindo nga shfletuesit tuaj.
Nëse dëshironi të lidheni me menaxhimin e skedarëve të tërë të kompanisë, duhet të shkruani këtë adresë: https://erp.verpura.eu/client.
Ilustrim: Hapja e lidhjes me klient në shfletues
Ilustrim: Shënimi i të dhënave të qasjes Verpura
Ilustrim: Lista e Dokumenteve
Në rast se doni të lidheni me skedarët tuaj privat, duhet të përdorni URL-në https: /erp.verpura.eu/user në shfletues dhe të shkruani të dhënat tuaja të qasjes. Nëse jeni të kyçur, shihni skedarët tuaj si në menaxhimin skedarëve të tërë kompanisë. |




