ERP

Menaxhimi i mallrave

Lokacioni i depos

Lista e Setit

Porositë

Kontabilimet

Faturimi

Ofertat

Kreditë

Pagesë-përkujtesa

Fletë-dërgesa

Regjistrimi i dokumentit

Terminet e tatimit

CRM

Kontakte

Veprimet

Lista ‘Todo’

Email grupor

Menaxhimi i projektit

Projektet

Mallrat - / Regjistrimi kohor

Shërbimet

Regjistrimi kohor

Veglat

Ditari i Udhëtimit

Eksporti i të dhënave

Skedarët

Libri i arkës

Cilësimet

Verpura është një zgjidhje e plotë, me bazë pune në sistemin Cloud, për kompani të vogla. Ky softuer përfshin menaxhimin e kontakteve, mallrave si dhe komponentet tjera të nevojshme për menaxhimin e zyrës. Leggi tutto

Verpura vepron në serverat e ‘Hetzner Online AG Data Center’ në Eching. Ju i qaseni serverit tonë online nga paisja e juaj. Më pas, të dhënat tuaja procesohen dhe ruhen aty. Janë disa barriera moderne të sigurisë që mbrojnë serverin dhe skedarët tuaj nga sulmet e viruseve. Për më tepër, ne jemi në dispozicionin tuaj për të gjitha PYETJET dhe kujdesemi për mirëmbajtjen dhe administrimin. Për ju kjo do të thotë një infrastrukturë optimale pa asnjë mund dhe pa kufizime lokale.

Çfarë është ‘puna në Cloud’?

‘Puna në Cloud’ i referohet një teknologjie në të cilën softueri nuk funksionon në një kompjuter lokal, por në një server. Përparësia e kësaj teknologjie është që ju mund t’i qaseni aplikacionit tuaj në çdo kohë dhe kudo - pa marrë parasysh se nga cila pajisje (kompjuter, tablet, telefon celular, etj). Poashtu, në të njejtën gjë dhe në kohën e njejtë mund të punojë më tepër se një përdorues. ‘Puna në Cloud’ definohet nga organizata amerikane e standardizimit NIST si më poshtë:

cloud
  • KARAKTERISTIKAT THEMELORE
    • Qasje e gjerë në rrjet – Kapacitetet përdoruese gjenden në rrjet dhe qasen përmes mekanizmave standarde që promovojnë përdorimin nga platformat heterogjene të klientit (p.sh. telefona celular, tabletë, laptopë/kompjuterë).
    • Elasticitet i shpejtë - Kapacitetet përdoruese mund të përkufizohen dhe lansohen në mënyrë elastike, e në disa raste edhe automatikisht, për t’i plotësuar nevojat sipas kërkesës. Për klientin, kapacitetet në dispozicion madje mund të thuhet se janë të pakufizuara dhe mund të përshtaten në çfarëdo sasie dhe kohe. Kështu që përdoruesi i ‘cloud’ krijon iluzionin se ai ka qasje të pakufizuar në burimet që posedon.
    • Shërbim i matshëm – ‘Cloud’ sistemet në mënyrë automatike kontrollojnë dhe optimizojnë përdorimin e resurseve, me paraqitje përmes parametrave të matshëm, duke ia përshtatur këtë llojit të shërbimit (p.sh. kapaciteti për ruatje, procesimi, brezi i rrjetit, dhe llogaritë aktive të përdoruesit). Shfrytëzimi i resurseve mund të monitorohet, kontrollohet, dhe raportohet duke ofruar kështu transparencë si për ofruesin ashtu edhe klientin, lidhur me shërbimin e përdorur.
    • Vetë-Shërbim ‘On-Demand’ – Klienti në mënyrë vetanake mund t’i përkufizojë kapacitetet e punës në softuer, siç është koha e serverit dhe kapaciteti ruajtës i rrjetit sipas nevojës, pa pasur nevojë që të kontaktojë me ofruesin e shërbimit.
    • Grumbullimi i resurseve – Resurset për punë në softuer janë të grumbulluara në një vend nga ana e ofruesit për t’i shërbyer shumë klientëve përmes përdorimit të modelit ‘multi-tenant’, me resurse të ndryshme fizike dhe virtuale që caktohen dhe ricaktohen në mënyrë dinamike sipas kërkesës së klientit. Ekziston ndjenja e pavarësisë së lokacionit në kupimin që klienti përgjithësisht nuk ka kontrollë apo njohuri mbi lokacionin e saktë të resursit të ofruar por është në gjendje ta specifikojë lokacionin në një nivel më të lartë të abstrahimit (p.sh. vendi, shteti, apo ‘qendra e të dhënave’). Shembujt e resurseve përfshijnë hapësirën ruajtëse, procesimin, memorjen, si dhe brezin e rrjetit.
  • Modelet e Shërbimit ‘Cloud’

    Modeli NIST dallohet përmes tri modeleve të shërbimit arketipik, të referuara në literaturën teknike si "model SPI", e që emërtohen si (Softuer, Platformë dhe Infrastrukturë). Këto tri modele ndryshojnë në aspektin e përmbajtjes së shërbimeve që janë në dispozicion për përdoruesin e ‘cloud’.

    • ‘Software as a Service’ (SaaS) - Në këtë shërbim ‘cloud’ klienti përdorë aplikacionet softuerike të cilat operohen mbi një infrastrukturë ‘cloud’ të sigururara nga ‘ofrusesi i cloud’. Shfrytëzuesi i ‘cloud’ i qaset aplikacionit të dëshiruar softuerik përmes paisjeve të ndryshme dhe një ‘web’ shfletuesi. Shfrytëzuesi i ‘cloud’ nuk ka kontrollë mbi infastrukturën ‘cloud’, sikurse nuk ka edhe mbi aplikacionet e softuerit. Shembuj tipik të SaaS janë p.sh. salesforce.com, SAP Business by Design, Apple iWork.com, Google Apps për Biznes, Microsoft CRM online.
    • Platforma si shërbim (PaaS) - ky variant i ofron përdoruesit të ‘cloud’ mundësinë për të krijuar dhe përdorur aplikacionet vetanake të softuerit në platfomën zhvilluese. Ndryshe nga SaaS, përdoruesi i ‘cloud’ ka kontrollë mbi aplikacionit softuerik gjatë shfrytëzimit të këtij shërbimi. Si shembull i PaaS mund të përmendni Google Apps Engine, Windows Azure dhe IBM Smart Business Developement.
    • Infrastruktura si Shërbim (IaaS) - Qëllimi i këtij shërbimi ‘cloud ‘është t’i ofrojë përdoruesit kohën llogaritëse, hapësirën e diskut, rrjetin dhe komponentet tjera të IT-së, në mënyrë që ai të jetë në gjendje të operojë aplikacionet e veta softuerike. Me këtë shërbim ‘cloud’ përdoruesi nuk ka kontrollë mbi infrastrukturën e ‘cloud’ por mbi sistemin operativ, hapësirën ruajtëse, aplikacionet e përdorura softuerike dhe në rrethana të caktuara mbi komponentet e veçanta (p.sh. Firewall) Shembuj tipik të këtij shërbimi ‘cloud’ janë Oracle, IBM dhe Amazon EC2, S3.
  • Modelet e Veprimit:
    • ‘Cloud‘ publik - Infrastruktura e ‘cloud’ është përkufizuar për përdorim të hapur nga ana e të gjithë njerëzve. Ajo mund të jetë pronë, të menaxhohet, të operohet nga një biznes, akademi, apo organizatë qeveritare, ose ndonjë kombinim i tyre. Ajo ekziston në objektin e ofruesit të ‘cloud’.
    • ‘Cloud’ privat – Infrastruktura e ‘cloud’ është përkufizuar për përdorim ekskluziv nga një organizatë e vetme e cila përbëhet nga disa shfrytëzues (p.sh.njësitë e biznesit). Ajo mund të jetë pronë, të menaxhohet, të operohet nga organizata, një palë e tretë, apo ndonjë kombinim i tyre, dhe mund të ekzistojë brenda apo jashtë objektit.
    • ‘Cloud’ i komunitetit – Infrastruktura e ‘cloud’ është përkufizuar për përdorim ekskluziv nga një komunitet i veçantë i shfrytëzuesve, nga ato organizata që kanë interesa të përbashkëta (p.sh. misioni, nevojat për siguri, politikat, dhe kërkesat për zbatueshmëri/përputhshmëri). Ajo mund të jetë pronë, të menaxhohet, të operohet nga një apo më shumë organizata të komunitetit, një palë e tretë, apo ndonjë kombinim i tyre, dhe mund të ekzistojë brenda apo jashtë objektit.
    • ‘Cloud’ hibrid – Infrastruktura e ‘cloud’ është një përbërje e dy apo më shumë infrastrukturave të veçanta (private, të komunitetit, ose publike) që megjithëse mbesin entitete unike, ato bëhen bashkë nga një teknologji e standardizuar apo patentuar, e cila mundëson mobilitetin (mbartshmërinë) e të dhënave dhe aplikacionit (p.sh. zbërthimin e ‘cloud’ për të mundësuar baraspeshimin e ngarkesës mes ‘cloud’ resurseve).