Stoqet
Diagrami në vijim tregon cilat module të Verpura-s ndryshojnë stoqet e produkteve. Në Verpura, stoqet e çdo depoje trajtohen veç e veç. Ndërsa rezerva e çdo produkti dhe deponie llogaritet, depoja është qendra e diagramit. Nëse kompania juaj nuk ka depo të ndryshme ju mund të punoni me një depo qëndrore.
- Stoqet e prodhimeve tuaja reduktohen kur krijoni një projekt nga një ofertë dhe selektoni produktin që do të kaloni në projekt:
- Produktet gjithashtu merren nga depoja kur krijoni një faturë nga një ofertë. Nëse anuloni një faturë, produktet kthehen në depo.
- Shuma e produkteve në depon tuaj do të reduktohet kur ta regjistroni një produkt në një projekt:
- Blerjet dalëse mund të përdoren për të porositur produktet nga furnitorët tuaj dhe për të menaxhuar automatikisht stoqet për produktet e blera. Këto produkte shtohen në depon tuaj kur ta ndryshoni statusin e një blerjeje dalëse në të "përfunduar".
- Produktet merren nga depoja kur vendosni statusin e një blerje hyrëse në "dërguar / përfunduar".
- Ju mund ta përshtasni stokun e produkteve tuaja në modulin e menaxhimit të produktit të Verpura-s në fushën "Shto ose modifiko nivelin e depos"
- Nëse bëni një shitje me para të gatshme ose faturë të klientit, produktet gjithashtu merren nga depoja juaj. Nëse anuloni faturën, produktet kthehen në depo.
- Gjendja e produkteve në një porosi të liferimitdo të reduktohet kur vendosni statusin në të "liferuar".