‘Verpura GmbH’ u themelua në vitin 2004 si "Ing. Florian Gumpinger Software ". Në vitin 2010 kompania u riorganizua tashmë nën emrin ‘Verpura GmbH’. Që nga fillimi, qëllimi i kompanisë ishte krijimi i zgjidhjeve softuerike me bazë në ‘cloud’ - për klientë nga fusha të ndryshme. Për më shumë informacion shikoni tek Referencat.

 

Në vitin 2005 ne filluam ta zhvillojmë zgjidhjen tonë të plotë vetanake të softuerit, me bazë në ‘cloud’, për kompanitë e vogla, dhe rrjedhimisht ne kemi fituar shumë përvojë edhe në këtë fushë. Në vitin 2009 u nominuam për çmimin gjerman “Innovationspreis-IT” nga “Initiative Mittelstand“. Kjo do të thotë se ne u zgjodhëm një nga tre finalistët prej mbi 2000 zgjidhjeve të bazuara në ‘cloud’. Ky çmim na u dha sepse ne ishim të parët që kishim zgjidhjen për ERP me bazë tërësisht në ‘cloud’, për bizneset e vogla në treg. Në vitin 2012 ne u nderuam me çmimin gjerman “Innovationspreis-IT” nga “Initiative Mittelstand në CeBIT si një produkt i shkëlqyer. Inovacioni jonë ishte integrimi i sistemeve telefonike me bazë në ‘cloud’.

 

Për ekipin tonë ndërkombëtar të zhvillimit, me lokacion në Altenberg pranë Linz në Austri, ne gjithashtu fituam një Pegasus të artë nga gazeta “OÖ Nachrichten”.

 

Kësisoj ne (dhe stafi jonë) posedojmë përvojë disa-vjeçare në krijimin e zgjidhjeve me bazë në ‘cloud’ për kompanitë tjera. Në vitin 2017 kompania themeloi degën e saj në Prishtinë si “Verpura Shpk” në të cilën momentalisht janë 5 punonjës.