|
LEDtec GmbH
“LEDtec GmbH” ka zhvilluar një RGB sistem kontrollues të dritave për klientët e saj, i cili mes tjerash është i kontrollueshëm nëpërmjet telefonit celular. “Gumpinger Software” si kompani e specializuar në fushën e IT-së, ishte përfshirë në zbatimin e këtij softueri.
Verpura App
Përshkrimi:
Aplikacioni mobil i ditarit të udhëtimitSoftueri për biznese “VERPURA” (NJË SOFTUER – TË GJITHA MUNDËSITË) ndër të tjera përmban edhe funksionin e ditarit të udhëtimit. Për ta thjeshtësuar regjistrimin e udhëtimeve afariste, lindi ideja e zhvillimit të një aplikacioni mobil me funksionalitetet e përshtatshme. Për shkak të situatës ligjore në Austri, ishte e rëndësishme të theksohet se zgjidhjet e bazuara në përcjelljen me GPS për përdorimin këtyre ditarëve nuk pranohen. Prandaj, zgjidhja duhej të ishte në përputhje me metodat përdorimit të ditarit të zakonshëm (pa ndryshime të mëvonshme, por që i ka rubrikat, kolonën e datës, automjetin e përdorur, kohëzgjatjen, qëllimin e udhëtimit, shoferin, kilometrazhin, etj).
Cross Mobile Platform Website Viewer
Qasja tek web-sajtet në paisjet mobile përmes URL-ve nuk është shumë e përshtatshme për shkak të tasteve të vogla. Shpesh kur përdoruesi është në lëvizje, ai nuk ka kohë ta përdorë tastierën e vogël në celularin e tij. Për dallim nga kjo, një App në celular mund të startohet me një gisht.
Më shumë informacione …
Skaneri Mobil i Barkodit
Për të pasur mundësi përdorimi të skanuesve pa dhe me tela, në vERPura është zhvilluar dhe integruar Skaneri Mobil i Barkodit.
|









