VERPURA - Politikat e Privatësisë

Politikat e privatësisë

Mbrojtja e të dhënave të juaja personale është shumë e rëndësishme për ne. Prandaj ne i përpunojmë të dhënat e juaja ekskluzivisht në bazë të rregullave ligjore (DSGVO, TKG 2003). Përmes këtyre politikave të privatësisë ne ju informojmë mbi aspektet më të rëndësishme të përpunimit të të dhënave në faqen tonë të internetit..

Na kontaktoni

Nëse na kontaktoni me anë të një formulari në faqen e internetit ose me e-mail, të dhënat e juaja do të ruhen për gjashtë muaj për të përpunuar kërkesën dhe në rast të pyetjeve pasuese. Ne nuk do ta ndajmë këtë informacion pa miratimin e juaj.

 

Ruajtja e të dhënave

Përveç kësaj, për nevojat e kontratës, të dhënat ruhen vullnetarisht te ne, ose shfrytëzohen për përpunimin e porosisë. Të dhënat e ofruara nga ju nevojiten për plotësimin e kontratës ose për kryerjen e veprimeve para-kontraktuese. Pa këto të dhëna ne nuk mund të lidhim kontratën me ju. Nuk do të ketë transferim të të dhënave tek palët e treta, me përjashtim të transmetimit te këshilltari ynë tatimor për të përmbushur detyrimet tona tatimore.

 

Përpunimi i të dhënave bëhet në bazë të dispozitave ligjore të § 96 Abs. 3 TKG si dhe Art. 6 Abs. 1 lit a (Pëlqim) dhe / ose lit b (e nevojshme për plotësimin e kontratës) të DSGVO.

 

'Cookies'

Faqja jonë e internetit përdor të ashtuquajturat ‘cookies’. Këta janë skedarë të vegjël tekstual që ruhen në pajisjen tuaj duke përdorur shfletuesin. Ato nuk shkaktojnë asnjë dëm.

 

Ne përdorim ‘cookies’ për ta bërë ofertën tonë miqësore. Disa ‘cookies’ mbeten të ruajtura në pajisjen tuaj derisa t'i fshini ato. Ato na lejojnë të njohim shfletuesin tënd në vizitën tuaj të ardhshme.

 

Nëse ju nuk e dëshironi këtë, ju mund ta vendosni shfletuesin tuaj në mënyrë që t'ju informojë për parametrat e ‘cookies’, dhe ju e lejoni këtë vetëm në raste individuale.

 

Çaktivizimi i ‘cookie’s mund të kufizojë funksionalitetin e faqes sonë të internetit.

 

Analiza e Web-it

Faqja jonë e internetit përdor karakteristikat e shërbimit të web-analitikës, google-analitikës, butonin facebook dhe butonin twitter. Andaj përdoren ‘cookies’, të cilët lejojnë një analizë të përdorimit të web-faqes nga përdoruesit tuaj. Informacioni i gjeneruar në këtë mënyrë transmetohet në serverin e ofruesit dhe ruhet atje.

 

Këtë mund ta parandaloni duke konfiguruar shfletuesin tuaj në mënyrë që të mos ruhen ‘cookies’.

 

Ne kemi lidhur një kontratë korresponduese të përpunimit të të dhënave me ofruesin.

 

Të drejtat e juaja

Ju keni të drejtën e informimit, korrigjimit, fshirjes, kufizimit, transportueshmërisë së të dhënave, revokimit dhe kundërshtimit. Nëse besoni se përpunimi i të dhënave të juaja shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave ose nëse pretendimet e mbrojtjes së të dhënave janë shkelur në një mënyrë, ju mund të ankoheni tek autoriteti mbikëqyrës. Në Austri ky autoritet është ai për mbrojtjen e të dhënave.

Ju mund të na kontaktoni përmes: linkut