|
Buffalo
“Buffalo American Motorcycles GmbH”, që është edhe përfaqësuesi zyrtar i “Harley-Davidson” për Austrinë e Epërme, dëshironte një web-sajt që do t’i përmbushte kërkesat e veçanta. Nga njëra anë duhej të ishte fleksibël dhe individual, por në të njëjtën kohë edhe në harmoni me paraqitjen e markës Harley-Davidson. Qëllimi ishte që web-sajti të krijohet me një dizajn individual, i cili dallon nga web-sajtet tjera me përdorim të gjerë. Për më tepër, duhej që edhe administrimi të realizohet nëpërmjet sistemit CMS. Me këtë sistem klienti mundet vet ta ndryshojë përmbajtjen. Gjithashtu u vendos një web-dyqan i lidhur direkt me resurset e klientit për planifikim të shitjes.
Connex Touristikpromotion GmbH & Co. KG
“Connex Touristik GmbH & Co KG” është e specializuar në fushat e promovimit, mbajtjes së klientëve dhe motivimit të punonjësve. Për këtë arsye, qysh para fillimit të projektit është përdorur një softuer profesional, por ky softuer nuk ishte i disponueshëm përmes internetit. Prandaj, qëllimi ishte që të ofrohet një zgjidhje efikase.
Hausbauseminare
“Hausbauseminare” është një platformë online për njerëzit që duan të informohen rreth ndërtimit/rindërtimit të shtëpive. Jo vetëm të dhënat e pjesëmarrësve, por edhe detajet rreth seminareve dhe folësve duhet të pëfshihen në një vend. Një kërkesë tjetër ishte që baza e të dhënave të funksiononte si një CRM sistem i plotë funksional (Contact Relationship Management). Për shkak të sasisë së madhe të të dhënave, është e rëndësishme që asnjë e dhënë të mos përpunohet dy herë ose të humbasë. Poashtu, për klientin ishte e rëndësishme që të jetë në gjendje ta menaxhojë dhe ndryshojë vetë të gjithë përmbajtjen.
Merz Brothers GmbH
Kompania “Merz Brothers GmbH” ofron shitje dhe servisim të konstruksioneve dhe paisjeve teknike për sektorin e laboratorëve kimik. Kërkesat për web-dyqanin ishin shumë specifike dhe individuale: një shumëllojshmëri e lartë e produkteve dhe njëkohësisht sasi e madhe e këshillave mbi produktet e kërkuara. Klienti duhej të ndihmohej që të gjente produktet e përshtatshme për konstruksionet e veta.
Komisioni Evropian, projekti NETC @ RDS
NETC @ RDS e bën të mundur leximin e kartelave të ndryshme të sigurimit social të institucioneve të ndryshme të sigurimeve sociale nga vende të ndryshme, përmes vetëm një softueri dhe një lexuesi kartelash. Ky projekt u iniciua nga ‘eTEN-Initiative’ e Komisionit të BE-së.
Oberösterreichische Gebietskrankenkasse
OÖGKK për shumë vite përdorë ekspertizë specifike rreth problemeve nga më të ndryshmet. Kësisoj, “Gumpinger Software” përdoret për zgjidhjen e IT problemeve shumë specifike.
PICTEAL GmbH
Me PICTEAL bëhet e mundur gjetja e ofertave të shkëlqyeshme dhe ndarja e tyre me të tjerët. Mëpastaj, PICTEAL përpiqet të negociojë një çmim të veçantë me ofruesin. Në fillim kjo ekzistonte vetëm si ide..
TWYN group marketing services & solutions AG
Kontraktori kishte një ide të paqartë rreth një platforme interneti e cila mundëson kontrollin mbi reklamën e klientit. Për më tepër, ishte planifikuar që kjo ta integronte projekin në web-sajtet tjera. Në fillim nuk ishte krejtësisht e qartë se si duhej implementuar projekti.
UNIDOS Werbeagentur GmbH
Agjencia e reklamave “Unidos” kishte pranuar një porosi nga Ministria Federale Austriake e Ekonomisë, Familjes dhe Rinisë për të organizuar “Ditën e Mësimdhënies 2009”. Për këtë ngjarje u planifikua një web-sajt gjithëpërfshirës. Detyra për zbatimin e këtij projekti i’u besua “Gumpinger Software”, si një partner teknik i “Unidos”. |













